Interi ndodhet në një moment mjaft të vështirë, rezultatet e fundit e kanë dërguar në udhëkryq. Humbja me ekipin e Fiorentinës në mënyrë dramatike ka bërë që presidenti Moratti të shikojë edhe një herë pozicionin e trajnerit Stramaccioni në krye të ekipit.
Në pole-position për të zënë vendin e Stramaccionit është francezi Loren Blanc, një dëshirë e vjetër e presidencës së ekipit të Interit.
Megjithatë Moratti ka shpresë edhe te një rikthim i mundshëm i Hose Murinjos pas largimit nga Reali i Madridit në fund të edicionit. Vera do të jetë mjaft e nxehtë për Interin, pasi pritet të largohen edhe shumë futbollistë, mes tyre edhe sulmuesi Casano.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com