Kryendeshja e javës së 26-të në kampionatin italian të futbollit mes Interit dhe Milanit ka përfunduar në barazim 1-1. Dy ekipet rivale të një qyteti kanë ndarë një pikë mes tyre, e cila nuk i bën punë asnjërës në këto momente. Ndeshja ka nisur e mirë për Interin që kërkon të shënojë në minutat e para, por Baloteli me El Sharauin shumë shpejt e kthejnë tablonë e lojës duke u kundërpërgjigjur me aksione të rrezikshme nga krahët.

Pas disa sulmeve është shpëtimtari i kuqezinjve këtë edicion, El Sharaui kthen në gol një pasim të Boateng me një të jashtme të fuqishme që shtang portierin Handanovic. Pas golit Interi tërhiqet në mbrojtje inferior, ndërsa Milani sulmon me të gjithë altilerinë e rëndë me në krye Balotelin që vetëm në pak minuta rrezikon disa herë portën zikaltër, por fati nuk ishte me të edhe falë portierit Handanovic që realizoi disa pritje të shkëlqyera duke e shpëtuar ekipin e tij nga shumë gola sigurt. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë, në të dytën, Interi tenton të ndryshojë dicka, por përsëri Milani ishte më lart.

Stramacioni vendos të ndryshojë duke hedhur në fushë duke freskuar mesfushën. Lëvizjet i japin të drejtë, pasi Schelotto në minutën e 71’ shënon golin e barazimit me një goditje të fortë pas një topi të bukur të Nagatomos që bëri të vetmen gjë pozitive në këtë ndeshje, pasi në 90’ minuta ishte larg formës së tij. Me këtë rezultat u mbyll e gjithë ndeshja. Juventusi sigloi një fitore bindëse në shtëpi përballë ekipit të Sienës 3-0 me golat e Lishtanjer, Giovincos dhe Pogbas. Fitore arriti edhe Roma në transfertë me Atalantën.


Dylber Balla