Juventusi nuk është i pathyeshëm, derbi i Italisë ka shkuar për Interin që përmbys "Zonjën e Vjetër" në shtëpi dhe gabimet e arbitrit duke ju dhënë fund diskutimeve.
Fitorja e ngjit Interin në vendin e dytë në renditje me 27 pikë, një më pak se Juventusi që udhëheq kampionatin. Askush para ndeshjes nuk ju besoi deklaratave të Stramacionit për një fitore në Torino, por pas 90 ' minutave të zjarrta në "Juventus Stadium" kanë filluar të besojnë te ky Inter që po ndërtohet.
Ndeshja ka nisur me një gabim të arbitrit për ironi të fatit, i cili lejoi vazhdimin e lojës në golin e parë të shënuar nga Vidal pas 18 sekondash lojë. Vidal në marrjen e topi ishte plotësisht në pozicion të parregullt, por arbitri nuk e anuloi golin duke e quajtur të rregullt.
Por miqtë nuk dorëzohen duke besuar te kthesa në Torino. Të besuarit e Stramacionit hidhen në sulm në kërkim të barazimit, por pjesa e parë do të përfundonte me avantazhin e vendasve.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes Interi insiston dhe arrin të fitojë një penallti, e cila ekzekutohet nga Milito që barazon shifrat. Goli i barazimit rrit besimin te zikaltërit që mund të përmbysin rezultatin dhe një gjë të tillë e arrijnë përsëri me Militon në minutën e 76'.
Avantazhi gjunjëzon Juventusin, i cili hidhet në sulm me të gjitha forcat për të barazuar, por harron mbrojtjen duke pësuar edhe golin e "nock-out" nga Palacio që dërgon Interin në parajsë dhe Juventusin në ferr.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com