/ATSH/. - Trajneri Roberto Mancini ka paralajmëruar se Xherdan Shaqiri do të debutoje për Interin në ndeshjen ndaj Empolit.
Ylli kosovar pritet të debutoje në fanellën e skuadrës së re, Interit, në ndeshje ndaj Empolit, e cila zhvillohet të shtunën nga ora 18:00. Këtë e ka paralajmëruar edhe trajneri i neroazzurrëve, Roberto Mancini.
"Ai eshte stërvitur mirë gjatë gjithe javës, por nuk mund të luajë tërë ndeshjen", tha Mancini, duke treguar në mënyrë indirekte se ish-lojtari i Bayernit do të luaje disa minuta për Interin në këtë ndeshje.
Shaqiri, javën e kaluar u transferua nga Bayern Munich te Interi, me të cilin nënshkroi kontratë deri në vitin 2019. Ai ishte në pankine ndaj Genoas, por nuk luajti asnjë minutë.
/Shqiptarja.com