Pas Interit që shkelqeu në ndeshjen hapëse të kampionatit, edhe pse kishte shumë dyshime për shkak të largimeve në merkato, sot është rradha e Juventusit për të debutuar. ‘Zonja’, që pretendon të rikthehet si kampione dhe e cilësuar si favorite do të përballen me Udinezen në transfertë në orën 18:30.
Blerja më e madhe e merkatos për Juventusin ka qenë trajnerin Allegri, i cili pak vite më parë kishte sigurinë e trofeve mbi supe. Ndërkohë kontigjentit të lojtarëve i është shtuar vetëm Locatelli i blerë nga Sassuolo. Të hënën ndërkohë do jetë radha e Milanit për të zbritur në fushë, pasi ‘djajtë’ sfidohen me Sampdorian.