Zikaltrit e Antonio Contes janë ekipi i parë që shkon në gjysmëfinalet e Europa League. Ata fituan 2-1 ndaj Bayer Leverkusen në Merkur Spiel-Arena të Duisburgut.
Në këtë sfidë kanë shënuar Barella në minutën e 15, Lukaku në të 21 dhe për Leverkuesen shënoi Havertz në minutën e 24.
Ndërsa për sfidën mes Manchester United dhe Copenhagen nuk mjaftoi koha e rregull për të shënuar. Ndeshja shkoi me shtesa dhe në minutën e 94 ishte penalltia e Bruno Fernandes që kaloi në avantazh djajtë e kuq.
Komento