Në kampionatin italian Inter ka marrë një fitore tejet domethënëse në luftën për titull kampion. Skuadra zikaltër ia doli pa shumë vështirësi 3-1 kundër Romës së Jose Mourinho-s, që ishte edhe skuadra më e fortë në letër për t’u mundur deri në fund të kampionatit.
Golat në ‘San Siron’ e mbushur plot u realizuan nga Dumfries, Brozovic dhe Lautaro, ndërsa për Romën Mkihtaryan. Për të pasur të sigurtë titullin e 20 në Seria A Inter duhet të fitojë dhe 5 ndeshjet e mbetura, ndërsa kjo fitore vë në shumë vështirësi Milanin që të dielën luan kundër Lazio-s.
Komento