Do të jetë i parë nga dy ndeshje vendimtare në garën opër një vend kualifikues në Champions League, por kjo nuk e tremb aspak Andrea Stramaccioni, trajnerin "part time" të Interit që ka kërkuar fitore.

"Në ndeshjen ndaj Udinese nuk është një moment vendimtar por ne nuk duam të humbasim. Por ky nuk është "stacioni i fundit" për vendin e tretë" tha Andrea Stramaccioni. "Diego Forlan nuk po arrin të shprehë si duhet kualitetet e tij ndërkombëtare dhe në këtë moment, fusha nuk po i jep të drejtë" tha Andrea Stramaccioni.

"Por unë jam i bindur se Forlan është një futbollist i madh dhe do të japë kontributin e tij në kampionat. Ai nuk është i dëmtuar por nuk është përfshirë në 18 të grumbulluarit" tha Andrea Stramaccioni.(rb/shqiptarja.com)