Juventusi dhe Inter u përballën në 'Allianz Stadium' në e javës së 31 të Serisë A, teksa kampionati është vetëm pak ndeshje larg fundit.
Të dyja skuadrat kishin si qëllim vetëm fitoren për të qëndruar në garën për kampionat, por në fund ishte Interi që ia doli, me vetëm një goditje në kuadratin e portës.
Çalhanoglu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë që u prit nga Shezni, e teksa topi më pas përfundoi në rrjetë nga Rabiot. Por gjyqtari pa një faull në zonë dhe penalltia u përsërit, e këtë herë turku arriti të shënonte.
Më tej në minutën e 74 Zakaria lëshoi një predhë drejt portës, por topi u ndal nga shtylla.