Interesat e bonove të Thesarit
në minimum historik

Interesat e bonove të Thesarit<br />në minimum historik
Bonot me afat maturimi 12-mujor u shitën dje me një normë mesatare interesi prej 5.99 përqindësh, në një minimum të ri historik. Kreditimi i dobët i sektorit privat dhe alternativat e pakta për investime financiare në tregun e brendshëm kanë sjellë ofertë të lartë për financim të borxhit publik gjatë muajve të parë të këtij viti.

Të njëjtën tendencë në rënie ndoqën edhe bonot me maturim 3-mujor, që u emetuan me një normë mesatare interesi 4.97%, nga 5.04% që ishte në ankandin e mëparshëm.

Në dy ankandet e zhvilluara dje, qeveria kërkoi një vlerë totale borxhi të brendshëm prej 11.3 miliardë lekësh, ndërsa oferta për financim ishte në total rreth 16.4 miliardë lekë.

Ulja rekord e interesave të bonove po sjell përfitim në buxhetin e shtetit duke ulur koston e shërbimit të borxhit, çka është pozitive në një kohë kur borxhi publik është rritur në vlera rekord.

Ulja e interesave të bonove duhet të shkojë edhe në favor të kredimarrësve në lekë, që e kanë kredinë të ndërtuar mbi formulën “bono thesari plus interes fiks”. Pas rivlerësimit të këstit së kredisë, ata duhet të paguajnë më pak.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.05.2013

Redkasi Online
(b.mshqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë