Interesi 50% për shlyerjen e
borxhit të Greqisë në 2016

Interesi 50% për shlyerjen e<br />borxhit të Greqisë në 2016
GREQI- Greqia do të duhet të paguajë në 2016 për shlyerjen e principalit për kreditë e marra. Shuma totale që do të paguhet për shërbimin e borxhit qëndron në rreth 7.5%. Vitin e ardhshëm Greqia pritet të shlyejë borxhin prej rreth 12.5 miliarde Euro.

Nga këto, 6.5 miliardë Euro në lidhje me shlyerjen e kapitalit dhe pjesa e mbetur prej rreth 6 miliardë euro në lidhje me pagesat e interesit. Sot vendi paguan interes prej rreth 6 miliardë euro.

Vitet e ardhshme do të fillojë të rritet si pasojë e kostos së ndryshueshme në mënyrë të konsiderueshme. Në këtë kontekst, Athina kërkon të kthejë normat lundruese të interesit në fikse, të cilat do të kenë një "bonus" në krahasim me nivelet aktuale (rreth 0.5%), por ai do të jetë mjaft i ulët për një periudhë të gjatë (15-20 vjet të paktën), i cili llogaritet të rritet me të paktën 2% -3%.

Kjo do të thotë se buxhetet e ardhshme greke do të jenë të lehta në shpenzimet për interes, në krahasim me atë që është përcaktuar të ndodhë.

Redaksia online
(Z.J/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës