Në qetësinë e 'Marassit' Juventusi u rikthye te tri pikët duke mundur 0-3 Genoan. Pas tre barazimeve radhazi 0-0, 'Zonja e Vjetër' iu fal dopietës së Vlahovic në pjesën e dytë. Në një stadium pa tifozë për shkak të përleshjeve në derbin e Kupës së Italisë mes Genoas 1-1 Sampdoria (Samp kaloi më tej pas penalltive), bardhezinjve iu shkoi përshtat mungesa e ultrasve dhe largimi i presionit.
Në minutën e 48 Vlahovic nuk gaboi nga pika e bardhë, teksa shtatë minuta më vonë serbi shënoi dopietën me një të majtë diagonale. Në minutën e 90-të Conceicao (goli i parë me bardhezinjtë) "vulosi" për 0-3. Juventusi gjen tri pikët dhe kreun momental të Serie A. Ndërkohë Juventus vijon mos pësojë gola këtë sezon.