Interi i përgjigjet Milanit dhe Romës, mposht 3-1 Frosinonen në transfertë dhe mbetet komod në vend të tretë të Serisë A. Ndeshja e luajtur në stadiumin ”Benito Stirpe” nuk ka pasur shumë histori të paktën për një orë lojë. Nainggolan zhbllokoi shifrat në minutën e 19-të. Në minutën e 37-të kroati Ivan Perisic kthen në gol një penallti të fituar nga mbrojtësi Skriniar dhe 2-0 mbyllet fraksioni i parë.
Vendasit ngushtojnë diferencën kur kishte kaluar një orë lojë me Cassata por në kohën shtesë Vecino shënon dhe mbyll llogaritë duke i dhënë Interit një fitore të rëndësishme. Zikaltërit janë 5 pikë larg Milanit dhe 6 nga Roma të cilën e presin në “San Siro” të shtunën.
Edhe Napoli fitoi 3-1 në transfertë ndaj Chievos duke shtyrë festën e titullit për Juventusin dhe zbret ekipin nga Verona në Serinë B pas 11 vitesh. Heroi i napoletanëve ishte mbrojtësi Koulibaly që shënoi dy gola ,të parin dhe të tretin në minutat 15-të dhe 81 ndërsa goli i dytë mban firmën e sulmueist Milik.
Në vetëm dy minuta lojë Liverpooli hodhi në tapet Chelsean dhe iu përgjigj fitores së Cityt duke mbetur në krye të Premier League. Në minutat 51 dhe 53 Sadio Mane dhe Mohamed Salah shënuan golat e fitores për skuadrën e Klopp. Goli i egjiptianit ishte fantastik . Liverpool kryeson me 85 pikë dhe ka kalendar më të lehtë por City ka në dispozicion një ndeshje më shumë./ Përgatiti Andi Kapxhiu/