TIRANË- Interi fiton 3-2 në Gjermani ndaj Borussia M’Gladbach dhe qëndron në garë për të kaluar në 1/8 e Champions League. Në një ndeshje spektakolare Darmian kaloi zikaltërit në avantazh por vendasit barazuan në fundin e pjesës së parë me Plea. Në pjesën e dytë shkëlqen Lukaku që mban ende “gjallë” skuadrën e Contes në grupin B. Belgu shënon një dygolësh në minutat 64 dhe 73 duke i dhënë një avantazh të madh italianëve.
Gjithsesi vendasit tundin rrjetën sërish me Plean dhe bëjnë që Interi të vuajë pasi shënojnë sërish por goli anullohet nga VAR. Përfundimisht Interi arrin një fitore të madhe,mbetet i fundit në grup por me një fitore ndaj Shakhtar kombinuar me fitoren e Realit ose Gladbach në sfidën mes tyre kalon më tej.
Real Madrid u trondit në Kiev nga Shakhtar pasi u mposht 2-0 dhe vë në diskutim kalimin më tej. Golat u shënuan nga Dentinho dhe Solomon. Në grupin B të gjitha ekipe janë në garë për në 1/8 por Los blancos kalojnë nëse e fitojnë ndeshjen e fundit.
Një gol i Curtis Jones i mjaftoi Liverpoolit të mposhtë Ajax-in dhe të kualifikohet si e para e grupit D. Atalanta nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Midtjylland në Bergamo dhe në ndeshjen e fundit ndaj Ajax pret biletën edhe me një barazim. Porto siguroi kalimin më tej pasi barazoi pa gola me Manchester Cityn në Portugali ndërsa anglezët blinduan vendin e parë në grupin C. Marseille fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Olympiacos.
Bayern Mynih nuk i ka hapur rrugë Atletico Madrid. Në Spanjë edhe pse me mungesa bavarezët barazuan 1-1. Joao Felix i dha avantazhin ekipet të Simeones por barazoi Mueller me penallti. Salzburg fitoi 3-1 në Moskë ndaj Lokomotivës dhe Atleticos i duhet të paktën një barazim në ndeshjen e fundit në Austri./Përgatiti Andi Kapxhiu