48 ekipe kanë zbritur në fushë për të nisur rrugën e gjatë në kompeticionin e Europa League, trofeun e dytë nga rendësia pas Champions League. Ndeshjet që janë pritur me më shumë interes kanë qënë Inter - Rubin Kazan, Totenhem - Lazio dhe Yong Boyes - Liverpul. Italianët e Interit kanë zhgënjyer duke mos shkuar më shumë se një barazim 2 - 2 në shtëpi përballë rusëve që kanë shfaqur një formë mjaft të mirë në "San Siro".

Madje zikaltërit mund të quhen me fat, pasi me shumë sforco kanë marrë një pikë në minutën e dytë shtesë të ndeshjes. Të besuarit e trajnerit Stramaconi e kanë nisur keq takimin duke pësuar gol në minutën e 17' me Ryazantsev. Megjithatë vendasit reagojnë duke barazuar 6 minuta nga fundi me Livajan duke e mbyllur pjesën e parë në baraspeshë. 45 minutat e dyta kanë qenë akoma më shumë emocionuese, miqtë kalojnë sërish në avantazh në minutën e 84' me Rondon duke vendosur heshtjen në "San Siro".

Por Interi nuk dorëzohet dhe hidhet i gjithë në sulm në kërkim të një pike duke harruar fitoren. Në minutën e tretë dhe të fundit shtesë të akorduar nga arbitri është Nagatomo që shpëton Interin duke shënuar golin e barazimit. Në ndeshjet e tjera ka spikatur fitorja e Liverpulit në transfertë 3 - 5 me Yong Boys dhe e Napolit në shtëpi 4 - 0 me Stokholmin. Ndërsa super sfida tjetër Totehem - Lazio ka përfunduar në barazim të bardhë pa gola.

(d.b/shqiptarja.com)