Interi i merr kreun Romës, Juve fiton
derbin e Torinos, sonte Lazio- Milan

Interi i merr kreun Romës, Juve fiton<br />derbin e Torinos, sonte Lazio- Milan
Interi fiton përballë Romës dhe i merr kryesimin duke e zbritur në vendin e dytë me një pikë më pak pas 11 ndeshjeve të zhvilluara. Golin e tre pikëve për Interin e shënoi Medel, ndërsa për Romën në pjesën e dytë gjërat u vështirësuan, pasi doli me karton të kuq boshnjaku Pjanic.

Derbi i Torinos shkoi për Juventusin edhe këtë edicion që fitoi në frymën e fundit me shumë vështirësi edhe pse rastet nuk munguan. Bardhezinjtë përsëritën edicionin e kaluar, teksa atëherë i shpëtonte Pirlo me një perlë në minutat shtesë, e njëjta gjë ndodhi edhe të shtunën në “Juventus Stadium” por këtë herë ishte Cuardado.

Sfida nisi e mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh shumë shpejt me Pogba me një super gjuajtje nga jashtë zone, por miqtë barazuan në pjesën e dytë me Bovo. Barazimi rriti tensionin te vendasit, një gjë e tillë u ndje edhe te presidenti Anjeli, që e përjetoi shumë deri në fund, kur shënoi Cuardado duke u larguar me shpejtësi nga tribuna i inatosur.

Kështu me fatin bardhezi, Juve rikthehet te fitorja pas humbjes me Sasuolon duke krijuar iluzionet që nga kjo ndeshje mund të fillojë ngritja e madhe. Sot do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të Serie A, teksa në mbrëmje luhet Lazio-Milan.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kanë qenë 4 persona me makinë! Kemi dërguar emra në Policinë e Tiranës! Kemi besim tek drejtësia