Europa League, pavarësisht se është kompeticioni i dytë për nga rëndësia në Evropë, mbrëmë ka dhuruar shumë emocione dhe të papritura në fushë, në ndeshjet që u zhvilluan pothuajse në të gjithë Evropën. Ndeshja kryesore e mbrëmjes ishte padyshim Inter-Totenhem, që u zhvillua në 'San Siro' në një atmosferë të ndezur, duke ditur që ndeshja e parë kishte përfunduar 3-0 në Angli.

Ndryshe nga se pritej, Interi e ka nisur shumë mirë ndeshjen, madje duke e dërguar në kohën shtesë, por në fund ka qenë i pafat duke u eleminuar në mënyrën më të keqe të mundshme. Ndeshja ka nisur e mirë për Interin që shënon golin e parë me Casanon në minutën e '20, duke i hapur oreksin për dy golat e tjerë dhe shpresën për një kualifikim të mundshëm. Pas golit të Casanons, Interi fiton vetëbesim kontrollon lojën, por pjesa e parë mbyllet me avantazh minimal.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes është Palacio që dyfishon shifrat për zikaltërit. Italianët ushtrojnë presion pa pushim dhe në minutën e 75' Totenhemi vetë ndëshkohet duke shënuar autogol me Gallas. Kështu hapet gjithcka, pasi barazohet rezultati në 3-3 dhe ndeshja nis nga e para në kohën e parë shtesë.

Totenhemi ringjallet në shtesën e parë dhe në minutën e 96' shënon golin e parë me sulmueisn Adebajor. Interi nuk dorëzohet dhe në minutën e 110' shënojnë golin e katërt me Alvarez, por nuk mjafton, pasi koha përfundon duke i dhënë të drejtë Totenhemit të vazhdojë më tej në çerekfinalet e kompeticionit. Ndërsa Interi duhet të mendojë për kampionatin dhe zonën Champions ku duhet të luftojë fuqishëm me Napolin, Lazion dhe Milanin. Baseli dhe Rubin Kazani kalojnë në fazën tjetër, pasi mposhtën Zenitin dhe Levanten. Sot përveç shortit të Champions Leagues në Nion do të mësohen edhe kundërshtarët në kompeticionin e Europa Leagues.

Dylber Balla
(shqitarja.com)