MILANO - Ndoshta nuk është një revolucion më shumë se një ristrukturim i thellë i skuadrës, që shërben për uljen e moshës mesatare dhe përmirësimit të Interit të ardhshëm. Marotta dhe Ausilio kanë treguar muajt e fundit politikën e rinovimit të grupit, duke marrë lojtarë deri në 24 vjeç.
Luis Henrique, më i madhi në moshë, është i vitlindjes 2001, Sucic dhe Bonny kanë lindur të njëjtën ditë të të njëjtit vit, 25 tetor 2003, Diouf po ashtu është një 2003-sh. Pa llogaritur Pio Esposito 2005. I vetmi ekspert është Akanji, i ardhur në huazim me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro në qershor.
Interi duhet të zgjidhë çështjen e portës, pasi Sommer do të largohet pas një 3-vjeçari si zikaltër mes gëzimesh e dhimbjesh. Duhet një portier ekspert dhe kandidatë janë Svilar dhe Vicario.
Akanji duket i sigurt në mbrojtje, pavarësisht gabimit që dënoi Interin me eliminimin nga Champions League. Pritet të blihet nga City për të qenë në krah të Bastonit dhe Bisseck sezonin tjetër. Janë tre mbrojtësit që do të largohen, pasi u përfundon kontrata: Acerbi, De Vrij dhe Darmian.
Duhet 'gjak i ri' edhe në mesfushë, pasi Mkhitaryan përfundon kontratën në qershor. Calhanoglu, i lodhur nga problemet fizike dhe i kërkuar nga Galatasaray, mund të përfundojë në merkato. Interi mund t’i propozojë rinovimin dhe çdo gjë është e hapur. Sucic dhe Zielinski nuk duhet të lëvizin.
Drejt largimit janë Diouf, ndoshta në huazim, edhe Frattesi. Barella është në dyshim, aq më tepër që tani po kalon një periudhë negative. Interi do ta shiste për një ofertë të mirë. Dumfries, i kërkuar nga Liverpool në janar, ka një klauzolë prej 25 milionë eurosh dhe vendimi varet prej tij. Oferta priten edhe për Luis Henrique.
Me shumë kujdes duhet vepruar në sulm, ku trajneri Chivu ka promovuar Pio Esposito. Bonny, si sulmues i 4-t, po shkon mirë. Lautaro Martinez nuk preket dhe ai që mund të largohet është Marcus Thuram, që ka 'humbur' në javët e fundit. Konkurrenca me Pio i ka dhënë freski, por edhe e ka futur nën presionit e lojtarit që gjithmonë duhet të bëjë diçka.
Interi priste shumë nga Thuram, jo vetëm ndaj Bodo/Glimt. Tani mund të arsyetojë për një shitje të mundshme të francezit, që erdhi me parametra zero në 2023-shin. Shitja e Thuram do të rregullonte bilancin e klubit./ Gazzetta Dello Sport
Komente








