Interi likuidon Napolin dhe afrohet një pikë nga kreu/ 'Ngecin' Milan e Juventus, nuk gabojnë Liverpool e Barcelona (VIDEO-Golat)

TIRANË- Interi “fluturon” dhe arrin fitoren e pestë radhazi në kampionat duke u afruar në vetëm 1 pikë nga Milani kryesues. Zikaltërit vuajtën dhe nuk shkëlqyen por e mposhtën Napolin në “San Siro” 1-0 me golin e Lukakut me penallti ndërsa Handanoviç priti gjithçka.

Milani sërish nuk fitoi dhe barazoi 2-2 edhe me Genoan në transfertë në javën e 12-të të Serisë A. Kuqezinjtë me disa mungesa humbën avantazhin e krijuar me ndjekësit dhe tashmë janë vetëm 1 pikë larg Interit të vendit të dytë. Destro një ish-lojtar i Milanit shënoi dy gola shumë të bukur për vendasit e Genoas por Milani arriti të barazojë dy herë me Calabria dhe Kalulu duke shmangur humbjen e parë sezonale.

Edhe Juventusi frenoi në barazim me Atalantën me ndeshjen që u mbyll 1-1 pas dy supergolave. Chiesa realizoi dhe bardhezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh por në të dytën bergamaskët barazuan me Freuler dhe këtë rezultat e mbajtën deri në fund. Ronaldo e “tradhtoi” ekipin pasi humbi një penallti të cilën e priti Gollini portieri i miqve. Juvja është katër pikë larg kreut.

Ndërsa Liverpool e fitoi në frymën e fundit duelin direkt me Tottenham 2-1 dhe komandon i vetëm Premier Leaguen me 28 pikë tre më shumë se gjelat e Londrës. Golat e Salah dhe Firmino bënë të pavlefshëm barazimin momental të koreanit Son.

Barcelona ka mundur 2-1 Real Sociedad kryesuesin e La Ligas duke siguruar fitoren e dytë radhazi dhe tashmë sheh nga kreu i renditjes. Në “Camp Nou” çdo gjë ndodhi në pjesën e parë me Sociedad që shënoi i pari me Ëillian Jose por katalanasit përmbysën falë golave të Jordi Alba dhe De Jong./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi