Interi e ka mbyllur me fitore aventurën e tij në Europa League. Skuadra e Stefano Piolit ka arritur të marrë një fitore në shtëpi përballë çekëve të Sparta Prague.

Ishte Eder ai që do të shënonte golin e avantazhit për italianët në minutën e 24-tër  pas një asisti të Andrea Pinamontit.

Ndërkohë pjesa e dytë e lojës pati një zhvillim ndryshe.

Miqtë arritën të barazonin shifrat në minutën e 54-tër me anë të Marecek  dhe 11-të minuta më vonë do të humbisnin një penallti e cila do ti kalonte në avantazh.

Ndryshimi i rezultatit do të vinte vetëm në minutën e 90-të kur Eder do të shënonte sërish duke u dhënë zikaltërve fitoren. Edhe pse Inter arriti të fitonte përballjen e fundit, nuk mund të vazhdoj në fazën tjetër të Europa League pasi ndodhet në vendin e fundit në Grupin K.

Ndërkohë Sparta Prague e kishte siguruar kualifikimin përpara zhvillimit të kësaj ndeshjeje.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com