Serie A e futbollit në Itali është në raundin e shtatë. Këtë të shtunë Napoli u mposht 1-0 nga Torino, teksa Interi fitoi 0-1 në Romë dhe merr kreun e Serie A.

Në Torino, vendasit arritën një fitore surprizë ndaj Napolit, duke triumfuar 1-0. Kjo ishte humbja e dytë për kampionët në fuqi të Serie A në tre ndeshjet e fundit të kampionatit, si dhe disfata e dytë në 21 përballjet e fundit direkte mes skuadrave. Në minutën e 31-të, Simeone u sigurua që tifozët e Torinos të festonin golin e parë në shtëpi për këtë sezon. Ai përfitoi nga një top i lirë në zonë, shmangu mbrojtësit e Napolit dhe kaloi portierin duke çuar rezultatin në 1-0. Ish-i i Napolit nuk festoi.

Në ‘Olimpico’ Roma vendase u mposht 0-1 nga Interi, me miqtë që marrin vendin e parë. Talenti Ange-Yoan Bonny shënoi pas vetëm gjashtë mintuave lojë pas një asistimi të shkëlqyer të Nicolo Barellas. Pas kësaj ndeshje, Interi merr kreun e tabelës me 15 pikë, aq sa ka edhe Roma në pozitën e tretë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?