Interi ngec ndaj Atalantës në një barazim pa gola dhe ngjitet në kuotën e 60 pikëve. Në pjesën e parë është Atalanta që ka rastet më të mira për të shënuar ndërsa Interi shfaqet rrezikshëm në dy raste me Perisic. Atalanta e Berishës e ul ritmin në fraksionin e dytë por Interi nuk përfiton duke shkuar në tre ndeshje radhazi që nuk shënon dhe kompromenton kualifikimin në Champions.
Në ndeshjet e javës së 34-të në Premier League Manchester City mposht 3-1 Tottenham në Londër dhe tashmë është vetëm një hap larg titullit kampion. Në “Wembley” djemtë e Guardiolës marrin një avantazh të dyfishtë me golat e Gabriel Jesus dhe Gundogan ndërsa Eriksen mban gjallë shpresat e Tottenham. Megjithatë në pjesën e dytë goli i Sterling mbyll llogaritë. Buzëqesh edhe Liverpool që fitoi 3-0 ndaj Bournemouth ndërsa Chelsea përmbysi Southampton duke fituar 3-2.
Me titullin të fituar që një javë më parë Bayerni i Mynihut nuk ndalet në Bundesligë dhe shkatërron edhe Borussia Mönchengladbach duke e mundur 5-1 në “Allianz Arena”. Drmic kaloi miqtë në avantazh por më pas erdhën golat e bavarezëve . Dy herë shënoi Sandro Wagner dhe nga një gol e shtuan Thiago Alcantara , Alaba dhe Lewandowski.
Pas eliminimit nga Champions, Barcelona rikthehet të buzëqeshë në La Liga duke mundur 2-1 Valencian. Luis Suarez shënon në pjesën e parë dhe më pas dyfishon Umtiti ndërsa goli i Parejo për miqtë erdhi shumë vonë. Blaugranët kryesojnë me 82 pikë dhe vendosin record me 39 ndeshje pa humbje në kampionat.