Dy barazime radhazi për Interin kryesuesin e Serisë A. Pas Romës zikaltërit kanë ngecur edhe ndaj Fiorentinës në transfertë me rezultatin 1-1. Borja Valero zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8-të por djemtë e Contes nuk shfrytëzuan rastet e krijuara dhe Fiorentina barazoi në kohën shtesë. Sulmuesi Vlahovic pas një galopimi mposht edhe Handanovic dhe mbyll gjithçka në barazim. Interi ndan vendin e parë me Juventusin.
Roma ngjitet në vend të katërt në zonën Champions. Verdhekuqtë fituan me përmbysje ndaj Spal 3-1 dhe kapin kuotën e 32 pikëve. Petagna kaloi skuadrën e Berishës në avantazh por në pjesën e dytë ekipi i Fonseca-s shënoi tre herë me Lorenzo Pellegrinin, Perotti-n dhe Mkhitaryan duke siguruar tri pikët.
Në La Liga sulmuesi Karim Benzema shpëtoi Real Madrid. Madrilenët nuk shfrytëzuan dot mundësinë për të marrë të vetëm kryesimin. Valencia-Real u mbyll 1-1 në “Mestalla” ku për vendasit shënoi Carlos Soler dhe në frymën e fundit barazoi Benzema. Të mërkurrën në 20:00 luhet “El Clasico”.

Dy gola dhe një passim për gol. Kevin De Bruyne mundi i vetëm Arsenalin në Premier League. Manchester City triumfoi 3-0 në Londër dhe rikthehet tek fitorja duke u ngjitur në kuotën e 35 pikëve në vend të tretë por mbetet 14 pikë larg Liverpool-it kryesues. /Përgatiti Andi Kapxhiu/
/r.k./Shqiptarja.com
Komente

