Interi nis lëvizjen për Armando Brojën, Chelsea vendos çmimin e sulmuesit! West Ham rivalizon zikaltërit

Armando Broja është dëshirë e shumë skuadrave në Europë. Në orët e fundit "Footbal London" bën me dije se Chelsea nuk futet në negociata pa 35 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin 22-vjeçar.

Broja është produkt i Bluve dhe ka kontratë deri në verën e 2028 me Chelsean, teksa veç West Ham edhe Inter është një nga skuadrat që kërkon shërbimet e djaloshit nga Malësia e Madhe.

"InterNews" bën me dije se Interi është duke larguar Sanchez dhe objektiv për sulmin janë Armando Broja dhe Anthony Martial. Për Brojën, Interi është duke lëvizur vetëm në drejtim të një huazimi, pasi nuk do mundnin të paguanin këtë shumë, për më tepër që Broja është i vetmi sulmues që Pochettino ka në dispozicion.

Të paktën për janarin Broja pritet të ketë minuta edhe pas dëmtimit të Nkunku dhe aktivizimit të Jackson me Senegalin në Kupën e Afrikës. Fakt është se Armando Broja vijon të ketë shumë fansa në Evropë dhe Chelsea kërkon 35 milionë euro për të.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • West ham: 12/01/2024 13:42

    Uroj te jete vetem tek premier league west ham eshte super skuader

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren