Juventusi është finalistja e parë e Kupës së Italisë për sezonin 2020-2021. Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë bardhezinjtë u bënë “mur” ndaj Interit dhe mbajtën rezultatin e bardhë 0-0 në gjysmëfinalen e kthimit duke arritur për herë të 20-të në finalen e Kupës.
Me të rikthyerit pas pezullimit Lukaku e Hakimi Interi i teknikut Conte kishte në dorë lojën dhe e dominoi por nuk ishte thuajse aspak i rrezikshëm përpara portës kjo edhe sepse Lukaku dhe Lautaro nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Për Juventusin ishte Ronaldo që vuri në provë tre herë kapitenin Handanovic që nuk u befasua. Juve-Inter u mbyll pa gola dhe bardhezinjtë sigurojnë biletën për në finalen e Kupës. Sot mësohet edhe kundërshtari i aktit final që do të dal nga dueli Atalanta-Napoli.
Ndërsa në Spanjë edhe pse me gjysmë ekipi për shkak të dëmtimeve Real Madrid nuk fali dhe e fitoi 2-0 ndeshjen ndaj Getafes. Golat e Benzema dhe Mendy vendosën derbin e vogël të Madrid-it. Djemtë e Zidane ngjiten në vend të dytë me 46 pikë 5 më pak se Atletico kryesuese./Përgatiti Andi Kapxhiu