Te Interi kushtet e përgatitjes së derbit me Milanit janë si asnjëherë më parë. Kjo për shkak të rasteve pozitiv me koronavirus ku deri më tani kanë rezultuar pozitiv pesë futbollistë.
Conte ndërkohë pas një pushimi të shkurtër është kthyer sot në qëndrën stërvitore të Interit ku të gatshëm ka patur vetëm katër lojtarë Hanadanovic, Rranochia, Darmia dhe Padelli. Kjo për shkak të kushteve strikte të vendosur në shtëpinë zikaltër ku shumica e lojtarëve janë në pritje të përgjigjjes së tamponëve.
Conte shpreson që deri të shtunën të ketë fituar të paktën Bastonin, i cili në ditët në vijim pritet të dalë negative. Shpresat janë që të premten ai të stërvitet me grupin, ndërsa për Nainggolan, Gagliardinin, Skriniar dhe Radun nuk bëhet fjalë.
Për momentin edhe shanset për shtyerjen e sfidës janë të pakta, pasi duhet që për shtatë ditë radhazi të rezultojnë pozitivë 10 futbollistë.
Ndërkohë e qetë nuk mund të përshkruhet situata edhe te Milan. Ibhrahimovic prej ditësh e ka fituar betejën me COVID-19 për mbrojtësi Leo Duarte ende jo. Ky i fundit prej më shumë se 14 ditësh është pozitiv.