Interi ka regjistruar një fitore të vështirë përballë ekipit të Parmës me rezultatin minimal 1-0 në 'San Siro'.

Zikaltërit nuk e kanë pasur shumë të lehtë, pasi ekipi i Parmës u mbrojt mirë gjatë gjithë kohës duke mos lejuar prekjen e rrjetës deri në minutën e 82', atëherë kur veterani Roki ka gjetur rrugën e rrjetës për ekipin e Interit.

Një meritë të vecantë për fitoren ka edhe Handanovic që nuk lejoi prekjen e rrjetës në shumë raste.

Fitorja vlen më shumë për moral, pasi Champions League është akoma larg për interistët.

Ndërsa revolucioni në fund të edicionit është i pashmangshëm, një nevojë e tillë doli në pah edhe në ndeshjen e fundit.




d.b/shqiptarja.com