Gabimi i Berat Gjimshitit i kushtoi shtrenjtë Atalantës dhe mbajti në krye të Seria A Interin edhe pas javës së 16 të kampionatit. Zikaltërit e Milanos ia dolën të sigurojnë 3 pikët me rezultatin 0-1 edhe pse në Bergamo vuajtën shumë. Para se të shkohej te goli VAR i anuloi 1 gol Interit dhe 2 Atalanta-s për pozicion jashtë loje. Megjithatë episodi që vulosi përballjen ndodhi në minutën e 65.

Mbrojtësi Berat Gjimshiti gaboi në passim, me topin që shkoi te Pio Esposito. Ky i fundit, i sapo futur në fushë, aistoi për Lautaron, i cili realizoi golin që vulosi sfidën. Për Interin fitorja ishte e rëndësishme pasi vinte pas disfatës në Superkupë, por në të njëjtën kohë duhej për të mbrojtur vendin e parë.

“U kërkoj falje të gjithë shokëve të ekipit dhe tifozëve për gabimin që ndryshoi lojën. Përpara Atalanta në çdo situatë”,-shkruajti Gjimshiti pas ndeshjes.

Mbrojtësi kuqezi duket se e ka përjetuar shumë këtë moment, ndërsa pas ndeshjes e komentoi edhe trajneri Palladino. Ky i fundit u shpreh se 'e përqafoi Gjimshitin pas ndeshjes, pasi ishte një rast që ai nuk e kishte bërë kurrë më herët'.