Interi ka shpartalluar ekipin e Sasuolës me rezultatin 0-7 në transfertë duke treguar se është pretendent për titullin kampion.

Ekipi i Maxarit ka treguar dhëmbët përballë debutuesve duke mos hasur vështirësi për asnjë moment në fushën e blertë.

Festivalin e golave për zikaltërit e ka hapur Palacio në minutën e 7, ndërsa pjesa e parë është mbyllur edhe me dy golat e Taider dhe autogolin e Pucionos.

Në pjesën e dytë Interi vazhdon paraqitjen e mirë duke shënuar me Alvarez në të 53’, më pas radhën e ka i sapo kthyeri Milito që shënon dopietë në të 63’ dhe 83’.

Tërmeti shtatë ballësh kishte vend edhe për Kambiason që shënon emrin në këtë ndeshje.


d.b/shqiptarja.com