Interi nuk di të ndalet në kampionat. Skuadra e Spalletti-t ka marrë sot fitoren e 7-t radhazi pasi ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 Xhenoan.
Festivali i golave nisi në minutën e 15-t, me Galiardinin që përfitoi nga një rrëmujë në zonë për të zhbllokuar shifrat. Nuk do të vononte shumë goli i dytë, por këtë herë ishte Politano ai që gëzoi tifozët në “Zhuzepe Meaca”. Kaq në pjesën e parë, ndërsa me fillimin e fraksionit të dytë të lojës Galiardini do të shënonte golin e tretë për zikaltërit dhe të dytin personal.
Në fushë duket një Inter madhështor, pavarësisht se Spalletti zbriti me disa ndryshime. Ishte pikërsisht befasia e ndeshjeve të fundit, Joao Mario, ai I cili do shënonte golin e katërt. Pazëlli I fundit I kësaj fitoreje fantastike ishte Naingolan, mesfushori I rikthyer nga dëmtimi. Belgu pas vetëm pak minutash lojë arriti të gjente golin dhe të vuloste shifrat përfundimtare të takimit.
Në “Premier League” ndërkohë Manchester United ka marrë një fitore dramatike 1-2 në minutat e fundit kundër Bërnmuth. Skuadra e Jose Mourinho-s e nisi në malore takimin pasi në minutën e 11-t Uilson kaloi në avantazh vendasit.
Pas disa tentativave ishte njeriu momentit te “djajtë”, Martail, ai që finalizoi saktë një asisit të Sanchez duke barazuar shifrat. United kërkoi për minuta të tëra golin, por përmbysja do të vinte vetëm në ekstremin e lojës, atëherë kur Rashford pas disa këmbënguljeve bëri që të shpërthente festa në kampin e kuq.
Komento