Interi vendos rekord në Evropë, si Simone Inzaghi ndryshoi zikaltërit

Interi fitoi 4-0 kundër Atalantës dhe thelloi diferencën në krye të Serie A me 12 pikë më shumë se ndjekësit e Juventusit. Zikaltërit, 12 javë nga fundi i sezonit kanë vendosur "një dorë" te titulli kampion.

Për të parë sesa rezultativ është Interi i Simone Inzaghit, mjafton të shohim statistikat e deritanishme. Inter është skuadra që ka shënuar më shumë gola në pesë ligat më të forta evropiane.

67 gola ka shënuar Interi, duke lënë pas Bayern Munich dhe Liverpoolin me 63 të tillë. Veç saj, Inter është skuadra që ka pësuar më pak gola në pesë ligat më të forta në Evropë.

12 gola ka pësuar mbrojtja zikaltër, teksa lihen pas Nice në Francë me 15 gola të pësuar dhe Real Madrid me 16 gola. Mjafton të shohim numrat dhe të kuptojmë se Interi deri në këtë fazë të sezonit është skuadra më e fortë në Europë, me trajnerin Simone Inzaghi që ka bërë një punë për t'u lavdëruar.

Kujtojmë se kjo ecuri nuk është rastësore, me Interin që sezonin e shkuar ishte në finalen e Champions League, aty ku humbi 1-0 me Manchester Cityn.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim