Pas barazimit me Napolin, Interi kryesues i Seria A nuk ka shkuar më shumë se rezultati 1-1 as në përballjen me Spezia-n, që ishte e vlefshme për javën e 32 të kampionatit. Por pavarësisht kësaj zikaltërit nuk kanë vendosur asgjë në diskutim për objektivin titull, madje kanë rritur diferencën, pasi Milan i vendit të dytë ka humbur kundër Sassuolo-s.
Përsa i përket ndeshjes të besuarit e Conte-s u shtangën në minutën e 12 për shkak të Farias dhe një goli të evitueshëm nga kapiteni Handanovic. Gjithsesi në minutën e 39 Perisic barazoi për zikaltërit.
Inter aktualisht është në kuotën e 76 pikëve, 10 më shumë se Milan i vendit të dytë, që dje u mposht 1-2 me përmbysje kundër Sassuolo-s. ‘Djalli’ realizoi i pari me Calhanoglu, ndërsa miqtë përmbysën me ‘dopietën’ e Raspadorit. Me këtë humbje Milan rrezikon vendin e dytë, në rast se Atalanta arrin të mposhtë sonte Romën.
Ndërkohë Juventus është rikthyer te fitoret, pasi ka mposhtur 3-1 me përmbysje Parmën. Brugman iu përgjigj Alex Sandro në pjesën e parë, ndërsa braziliani përmbysi në pjesën e dytë. Më pas de Ligt la gjurmën e tij në këtë sfidë. 3 pikët ishin shumë të rëndësishëm për ‘zonjën e vjetër’, që rrezikon të kualifikohet në Champions League.
Në La Liga edhe Real Madrid është rikthyer te fitoret. ‘Galaktikët’ nuk i kanë diskutuar tre pikët, duke e mposhtur 0-3 Cadiz falë golave të Odriozolës dhe ‘dopietës’ së Benzema-s.
Në Premier League trajneri 29-vjeçar i Tottenham Mason e ka nisur me fitore aventurën e tij te ‘spursat’. Londinezët mposhtën 2-1 me përmbysje Southampton falë golave të Bale dhe Soon. Sakaq 3 pikët ka marrë edhe City që likuidoi 1-2 Aston Villa-n. Një fitore që e çon një hap larg zyrtarizimit si kampion.