Thomas Strakosha mund të bëjë një kalim madështor këtë merkato vere, duke qenë se futbollisti është me parametër zero pas përfundimit të kontratës me Lazio-n.
Mediat në Angli dhe ekspert merkato thonë se Chelsea po mendon afrimin e portierit 27-vjeçar, i cili po negocion prej kohësh edhe me Fulham. Që kjo necociatë të kryhet duhet fillimisht që blutë e Londrës të largojnë spanjollin Kepa, por kjo nuk është ende e mundur.
Për të gjithë spekulimet Strakosha ka dhënë një intervistë për gazetarin Fabrizio Romano, duke deklaruar: “Është nder për mua që flitet se mund të kaloj në një top klub si Chelsea. Është ëndërr. Kam ëndërruar për Premier League që kur jam fëmijë.”