Interit i mjaftojnë 32 sekonda, fitore me aromë titulli kundër Genoa-s

Inter ka nisur të vrapojë drejt titullit kampion në Seria A, pasi këtë javë ka mposhtur lehtësisht 3-0 Genoa-n. Në San Siro skuadrës së Conte-s i ka mjaftuar 32 sekonda për të zhbllokuar sfidën, me Romelu Lukaku-n që pas një inkursioni të ngjashëm si me Milanin dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Darmian dyfishoi shifrat para se Sanchez t’i vuloste përfundimisht.

Me këtë fitore skuadra zikaltër shkon +7 pikë nga Milani i vendit të dytë që sonte luan ndeshjen e kësaj jave kundër Romës dhe +10 pikë nga Juventusi i vendit të tretë, që të shtunën barazoi 1-1 me Verona-n.

Ndërkohë në Premier League Arsenal ka marrë një fitore të rëndësishme për javën e 26 kundër Leicester. ‘Dhelprat’ kaluan të parat në avantazh me Tielemans, ndërsa brenda pjesës së parë David Luiz dhe Laccazette përmbysën për ‘topçinjtë’. Në pjesën e dytë emrin në listën e golashënuesve e shënoi edhe Nicolas Pepe.

Tre pikët ka marrë edhe Tottenham-i i Jose Mourinho-s, që sot ka shkatërruar 4-0 Burnley-n. Për t’u veçuar në këtë ndeshje ishte rikthimi i Garreth Bale me ‘dopietë’, ndërsa edhe Mourinho gjen pak qetësi pas spekulimeve për shkarkim.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit