Ka prodhuar shumë spektakël, por jo fitues supersfida e Seria A mes Romës dhe Interit, që ishin dy skuadrat e vetme me pikë të plota pas javës së 4 në kampionatit. Në Olimpico secila pjesë pati protagonistët e saj, por në fund 90 minutat u mbyllën me rezultatin 2-2.
45 minutat e para folën për Romën e më konkretisht për Manu Kone. Mesfushori i verdhkuqve realizoi fillimisht në minutën e 6 dhe më pas në të 37-ën, duke dhënë përshtypjen e kapitullimit të Interit, që 3 javët e fundit në Seria A e ka parë veten në disavantazh të dyfishtë.
Megjithatë me humbjen nuk u pajtua Lautaro Martinez. Kapiteni i Interit tregoi se jo më kot mban shiritin e kapitenit duke ngushtuar diferencat në minutën e 46 dhe në të 79 barazoi shifrat.
Në fund të dy ekipet ndanë pikët, por u larguan nga fusha me pikën e fundit të energjisë së hatxhuar. Tani si Interi ashtu edhe Roma vijojnë të ndajnë kreun e Seria A, teksa pas kësaj jave do të jetë radha e kombëtareve në fushë.












Komente
Komento