Sipas zërit për më tepër bllokimi prej dy vjetësh i këtij procesi vazhdon t’i krijojë të ardhura marramendëse kompanive serbe të importit të energjisë. Kurse dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës vijojnë t’u krijohen miliona euro humbje. Sipas Zërit qeveria shqiptare parapëlqen kompaninë boshnjake Energoinvets që nuk dha ofertën më të mirë ekonomiko-teknike.
Ndërkaq banka gjermane KFW pëlqen kompaninë kroate Dalekovod. Sipas Zërit bllokimi i projektit nga Berisha mund ta çojë atë në ritenderim apo të vënë në dyshim financimin nga ana e KFW.
Por gjermanët e bankës KFW janë shprehur qartë se në asnjë mënyrë nuk do financojnë një projekt që mund të realizojë kompania boshnjake. Nëse projekti ritenderohet, burime nga Zëri thonë se banka gjermane pritet të jetë shumë rigoroze me palët . Muaj më parë Zëri shkroi se bllokimi i ndërtimit të linjës 400 kilovolt i ka siguruar Serbisë monopolin e importit të energjisë. Kjo gazetë është në gjyq me djalin e Kryeministrit Shkëlzen Berisha për një dëm të pretenduar moral prej 100 mijë eurosh.
Lexo këtu shkrimin e plotë në numrin e sotëm të Shqiptarja.com
(gm/Shqiptarja.com)