Interkonjeksioni Tiranë-Prishtinë
kosto shtesë 15 mln euro

Interkonjeksioni Tiranë-Prishtinë<br />kosto shtesë 15 mln euro
TIRANE - Është shtyrë sërish tenderi i shumëpërfolur i linjës së interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë. Data e zhvillimit të tij do të jetë 11 qershori, ndërkohë që afati fillestar ishte data 29 maj.

Operatori i Sistemit te Transmetimit njoftoi se shtyrja është bërë pasi subjektet e interesuara kanë kërkuar me shumë kohë për t’u njohur me kushtet e tenderit.

Drejtori i OST Arben Ibroja tha se deri tani kanë shfaqur interes 14 kompani të huaja, por ofertat e tyre pritet të publikohen në Frankfurt të Gjermanisë, ku do të hapen zarfat, pasi financues është banka shtetërore gjermane KFW.

Pjesë e kompanive që kanë shfaqur interes janë edhe dy firmat pjesëmarrëse në garën e parë, kroatja “Dalekovod” dhe boshnjakja “Ergoinvest”.

OST shpalli fituese kompaninë kroate, por më pas ministria e Financave hezitoi të jepte OK për të lidhur kontratën, me argumentin se firma e dytë në garë ofroi një çmim më të ulët.

Pas kësaj, vijoi një përplasje e qeverisë shqiptare me financuesit gjermanë. Sipas KfW, tenderi i ri ka një kosto shtesë prej 15 milionë eurosh, për shkak të vonesave të shkaktuara.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan