Sipas saj, Korporata Energjetike e Kosovës, gjatë vitit 2011, tri kompanive serbe të energjetikës, përmes tenderave, u ka dhënë më shumë se 56 milionë euro për import të energjisë. Më 11 janar të vitit 2011, KEK-u ka lidhur kontratë me kompaninë "GENI Beograd & Tirana", me seli në Beograd, për furnizim me energji emergjente për periudhën janar-dhjetor të vitit 2011. Vlera e kësaj kontrate ka qenë 33.248.000 euro.
Po kështu, nga bllokimi që bëri qeveria shqiptare për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit më Kosovën, përfituan, veç saj, edhe kompanitë "RUDNA Grup Ad" dhe "EGL".
Gazeta e Prishtinës ka qenë e para në Kosovë që ngriti zërin kundër përfitimeve nga ekonomia e Serbisë prej anulimit të tenderit të linjës 400 kilovolt Tiranë-Prishtinë, duke akuzuar fitime për familjen e kryeministrit Berisha.