Florian Voko fitoi edicionin e 33-të të garave me makina International Rally & Rally Cross 2012, në Shkup të Maqedonisë. Këtë edicion merrnin pjesë 21 garues të ardhur nga Serbia, Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Greqia, dhe Rumania. Ndryshe nga herët e tjera, në këtë garë pilotët u ndeshën me një terren dinamik. Kushtet e cirkuitit u modifikua vazhdimisht gjatë gjatë garës duke e bërë garën mjaft emocionuese për tifozët e këtij sporti sa të bukur aq edhe të rrezikshëm.
Në këtë edicionin spikati performanca e skuadrës shqiptare të Japan Servis Rally Team me pilotin Florian Voko dhe prototipin unik të makines Suzuki Vitara me dy motorrë Yamaha R1. Pas disa etapave tepër të vështira shqiptari Voko ja doli mbanë që të zinte vendin e parë në podium me 1 orw e 36 minuta e 5 sekonda duke lënë pas në vendin e dytë dhe të tretë me një diferencë shumë të ngushtë Manojlo Ristiç dhe Bratislav Batak nga Serbia. Organizatoret e garës Amc Jeep Rally Sport (Shkup), Amd Bregalnica (Brevo) dhe Komuna e Delçevos mirëpritën të gjithë skuderitë dhe pilotët.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com