Shqipëria është një vend me rrezik të lartë sa i përket shëndetësisë. Në studimin e International SOS, organizatë e specializuar në shërbimin shëndetësor dhe ndihmën e shpejtë për klientët e saj që udhëtojnë për arsye biznesi në vende të ndryshme të botës, e klasifikon Shqipërinë si një vend me rrezikshmëri të lartë për shëndetin.
 
Në grup me Shqipërinë janë dhe Kosova, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina e Bjellorusia. International SOS i përllogarit rreziqet që paraqet sistemi shëndetësor në bazë të nivelit të kërcënimit të sëmundjeve infektive, të higjenës, shpeshtësinë e aksidenteve dhe në disponueshmërinë e cilësinë e infrastrukturës lokale shëndetësore.

Rreziqet kanë të bëjnë edhe me vështirësinë për të gjetur spitale adekuate e mjekë të mirë, qendra shëndetësore që ofrojnë shërbimin e duhur mjekësor në zonat rurale apo me vështirësinë për të gjetur ilaçet e duhura.

raporti

Çuditërisht Greqia konsiderohet një nga destinacione më të sigurta për të udhëtuar, përsa i përket sistemit shëndetësor, pavarësisht rënies me 40 % të financimit nga buxheti për spitalet shtetërore prej vitit 2011 dhe mungesave të shpeshta në furnizimet e pajisjeve mjekësore gjatë vitit 2013. 

raporti 2

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)