Tashmë të rinjtë nuk kanë nevojë për revistat porno apo për shokë e tyre të mëdhenj për të mësuar rreth seksit, interneti po e kryen mjaft mirë këtë funksion.
Rreth 74% e adoleshentëve meshkuj dhe 37% të femrave i drejtohen rrjetit për të mësuar më shumë rreth kësaj teme.
Sipas një studimi janë rreth 2 miliardë faqe pornografike me informacione dhe imazhe të shumta.
Gjithashtu një tjetër mani e kohëve të fundit e adoleshentëve është edhe “sexting”, forma e re e komunikimit në të cilën të rinjtë flasin për marrëdhëniet seksuale madje i dërgojnë njeri-tjetrit foto dhe imazhe me këtë tematikë.
Megjithatë sipas ekspertëve kjo praktikë ndjek disa rregulla të caktuara siç janë, të fotografosh veten nudo ose në poza provokuese, zakonisht në mjediset e tualetit dhe larg syve të prindërve.
Më pas këto foto u dërgohen miqve ose partnerëve. Gjithashtu ekspertët thonë se çdo brez zhvillon seksualitetin në bazë të kohës dhe rrethanave të tyre, por nuk është e udhës të “fajësohet” interneti për këtë.
Janë prindërit ata që duhet të jenë më të kujdeshëm dhe të pranishëm për fëmijët e tyre.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com