Interpelanca për trashëgiminë kulturore/ Zhupa: Ministrja duhet të ishte shkarkuar, 37 monumente të zhdukura! Margariti: Sitet e trashëgimisë, mundësi punësimi

Interpelanca për trashëgiminë kulturore/ Zhupa: Ministrja duhet të ishte shkarkuar, 37 monumente të zhdukura! Margariti: Sitet e trashëgimisë, mundësi punësimi

Ina Zhupa dhe Elva Margariti

E thirrur në interpelancë për dëmtimin e monumenteve të kulturës nga deputetja Ina Zhupa, ministrja Elva Margariti tha se sot këto site janë kthyer në mundësi të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend.

Deputetja e PD, Ina Zhupa akuzoi ministren se janë zhdukur 37 monumente kulture duke shtuar se ajo dhe qeveria kanë lëshuar dorën në dhënien e koncesioneve në zona të trashëgimisë kulturore referuar zonës A dhe B në Durrës dhe pallatit të Brigadave në Tiranë. Zhupa shtoi se ministrja duhet të ishte shkarkuar pasi bën trajtim të paligjshëm të trashëgimisë kulturore.

“Koncepti i ministres është që duhet t’i mbulojmë dhe të ndërtojmë pallate se kemi nevojë për të tjera konforte në një vend tjetër do të ishte shkarkuar në sekondë, kjo jo vetëm vazhdon të jetë ministre Kulture por planet e saj i ka vetëm të lidhura me koncesionet”, tha Zhupa.

Për akuzat e koncesioneve, ministrja e Kulturës u përgjigj duke i thënë se i ka vetëm në imagjinatë ndërsa ironizoi se në kohën kur vendi drejtohej nga opozita, kishin vetëm kioska e kala pranë lokaleve ndërsa trashëgimitë kulturore i kishin lënë në harresë. Kjo gjë sipas Margaritit erdhi për shkakun se nuk kanë vizion.

“Harrojmë se pikërisht edhe hapësirat që kanë qenë zonat më të turpshme të qyteteve tona, ngarkuar me baltë e baraka duke fshehur pas harresës edhe vetë trashëgiminë kulturore dhe nuk bëhet fjalë për zona perfikerike, por zona në zemër të qyteteve, por të shëmtuara me pisllëk asnjë përshtypje. Qytetarët kanë parë punën në trahsëgimi kulturore dhe kanë kuptuar që është mënyrë e re e zhvillimit ekonomik. Kantierët sjellin edhe vende të reja punësimi. Ju duket çdo gjë sterrë. Trashëgimia kulturore kërkon mbi të gjitha vizion por kjo ju mungon se edhe një trashëgimi kulturore e privatizuat”, tha Margariti.

Deputetja e opozitës përmendi edhe drejtoreshën e UNESCO-s për të cilën tha se erdhi në zyrën e Ramës por takimi u fsheh sepse nuk pati asnjë postim në rrjete sociale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
Margariti-Zhupës: E konsideroni opozitarizmin luks! E kishit trashëgiminë kulturore si plaçkë të vjetër, ju latë çdo gjë në harresë

 

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i është përgjigjur deputetes së PD Ina Zhupa duke i thënë me ironi se përpjekja më e arrirë që ka bërë opozita është lënia në harresë.

“Të zhdukim zhurmën e kacavjerrjes. Ju duket çdo gjë sterrë. Trashëgimia kulturore kërkon mbi të gjitha vizion por kjo ju mungon se edhe një trashëgimi kulturore e privatizuat. Çfarë ndodh kur opozitarizmin e konsideroni luks dhe jo përgjegjësi dhe mungesës së një debate bazuar mbi argumente dhe logjikë. Krijimtaria juaj kapi kulmin kur kuptuat që mund të bëni lokale e kioska pranë kalave. Përpjekja më e arrirë ishte mungesa e çdo veprimi dhe lënia në harresë.

Kjo është merita më e madhe se e kuptuat trashëgiminë kulturore si plaçke të vjetër të hedhur në sënduk dhe e quani fatkeqësi faktin që investohet. Ne e çojmë përpara trashëgiminë kulturore, nuk është vetëm guri i parë i vënë por çdo shtresëzim i njerëzimit. Nuk mund ta zgjas e të jap shembullin e krijimit të identitetit për ata që identitetin e kanë harruar. S’dua ta përplas më fjalën time në mure e karrige” tha Margariti.

Ora 11:49
Zhupa-Margaritit: Koncesionet s’janë në imagjinatën time, i keni në Kushtetuese! Butrinti ju ka zhytur, mos përmendni amerikanët që korruptoni

 

Në interpelancën me Elva Margaritin, Ina Zhupa i ka thënë se koncesionet i ka në Gjykatë Kushtetuese ndërsa përmend rastin e Butrintit duke thënë se ka shumë institucione kundër.

Sipas Zhupës, dhënia me koncesion e Butrintit i ka zhytur totalisht ndërsa thotë që s’duhen përmendur amerikanët se arrijnë t’i korruptojnë edhe ata.

“Ju thatë që koncesionet janë në imagjinatën tuaj. Në fakt janë në gjykatën Kushtetuese se keni dhënë Butrintin me koncesion. Ka dhe institucione të tjera si Presidenti i Republikës, KLP, 36 deputetë, avokatin e popullit mendojnë si unë që është koncesion. Sigurisht të vetmit që e mendojnë ndryshe jeni ju. Këshilli i Ministrave dhe vetë fondacioni. Keni të drejtë që e përmendni Butrintin.

Si ka mundësi që vjen drejtoresha e UNESCO-s dhe për ju është OKB. Vjen në Shqipëri, takon Ramën dhe Margaritën e s’ka asnjë fotografi. Butrinti është ai që ju ka zhytur. Amerikanët tuaj i kemi parë se korruptuat agjentin e FBI, mos i përmendni se i bëni ndot. Lërini shqiptarët. Ju i korruptoni të gjithë, amerikanë, europianë se keni interesa të forta financiare dhe ky është realiteti. 122 monumente kulture janë të shkatërruara”, tha Zhupa.

Ora 11:46
Margariti: Koncesionet i keni në imagjinatën tuaj! Harroni që zonat më të turpshme të qyteteve tona i kemi kthyer në zona turistike

 

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i është përgjigjur deputetes së PD, Ina Zhupa, të cilës i tha se kanë kthyer zonat më të turpshme që ishin fshehur pas harresës në zona turistike. 

“Koncesionet i keni në imagjinatën tuaj. Harrojmë se pikërisht edhe hapësirat që kanë qenë zonat më të turpshme të qyteteve tona, ngarkuar me baltë e baraka duke fshehur pas harresës edhe vetë trashëgiminë kulturore dhe nuk bëhet fjalë për zona perfikerike, por zona në zemër të qyteteve,” – u shpreh Margariti.

 

Ora 11:26
Interpelanca me Margaritin, deputetja Zhupa: Duhet të ishe shkarkuar, në plan ke vetëm koncesionet! Risia është që monumentet e kulturës të mbrohen nga privati

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka thirrur në interpelancë ministren e Kulturës Elva Margariti, të cilës i tha se kanë degraduar monumentet e trashëgimisë kulturore. Sipas Zhupës, në focus të margaritit janë vetëm koncesionet.

“Koncepti i ministres është që duhet t’i mbulojmë dhe të ndërtojmë pallate se kemi nevojë për të tjera konforte në një vend tjetër do të ishte shkarkuar në sekondë, kjo jo vetëm vazhdon të jetë ministre Kulture por planet e saj i ka vetëm të lidhura me koncesionet, i vetmi program që ka për zhvillimin e trashëgimisë kulturore, plani i vetëm është koncesioni.  Në Durrës në hyrje të amfiteatrit është “Monument kulture mbrohet nga shteti”. Risia që do të sjellë Margariti është të bëhet: “Amfiteatri, monument kulture mbrohet nga private”.

Kjo është Shqipëria e shkatërrimit të identitetit se nëse neve sot na ikin shqiptarët, duam të shkatërrojmë dhe trashëgiminë kulturore që nesër pasi të ikin shqiptarët e të vinë marokenët, të mos keni problem t’i ndryshoni emrin. Qytetet janë vetëm maja e ajsbergut të asaj që keni bërë dhe e thoni UNESCO ka vetëm mendim rekomandues”, tha Zhupa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi rama: 16/03/2023 14:50

    Kjo qeveri do mbahet mend per hajdut me madhe qe ka patur Shqip i ndoqi gjithe rinin dhe po shet cdo pasuri me pp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion