Interpelancë për restaurimin e rrugës Skrapar-Përmet, Naço: A ka fond në buxhetin 2023 për infrastrukturën? Balluku: Do fokusohet te siguria energjetike dhe mbrojtja kibernetike

Në interpelancë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, deputeti socialist Nasip Naço ka kërkuar që buxheti i vitit të ardhshëm të ketë në fokus rehabilitimin e aksit rrugor Skrapar-Përmet. Në fjalën e tij në Kuvend, Naço u shpreh se po sjell shqetësimin e banorëve për infrastrukturën.

“Nuk mund të hedh baltë mbi punën që është bërë gjatë këtyre viteve në infrastrukturë. Por përsa i përket qarkut të Beratit, infrastruktura duhet rregulluar. Infrastruktura e rrënuar nuk i shërben turizmit. Beratit dhe Skraparit i drejtohen mijëra turistë gjatë vitit. A ka në buxhetin e vitit 2023 fond për restaurimin? Sa është vlera e parashikuar për rehabilitimin e aksit Skrapar-Përmet? Kur është planifikuar të nisen punimet në këto akse. Ky është qëllimi im i interpelancës”, tha Naço.

Duke iu referuar krizës energjetike dhe sulmeve kibernetike, në përgjigjen e saj, Belinda Balluku u shpreh se në fokus të buxhetit 2023 do të jetë siguria energjetike dhe mbrojtja kibernetike. Duke iu referuar rritjes së cmimeve, Balluku u shpreh se nuk do të lihen pas dore investimet, por peshën më të madhe do ta cojnë aty ku ka më shumë nevojë për shkak të krizës.

“Interpelanca e kërkuar për investimin në infrastrukturë në Skrapar është një interpelancë e duhur. Ne jemi shumë të gatshëm që t’ju japim dokumentacionin e duhur për projektet që janë në vazhdim ose do të zhvillojmë në 2023. Viti 2023 do të jetë një vit që na vë para një sfide shumë të madhe. E para është siguria energjitike dhe e dyta është mbrojtja kibernetike. Duke pasur parasysh dhe gjithë krizën ekonomike që bota po kalon për sa i përket inflacionit duhet pasur parasysh që është një vit me një buxhet konservator që ka tendencën të mbështesë të gjitha paketat sociale. Jo se investimet do t’i lëmë pas dore, por peshën më të madhe do ta çojmë aty ku është nevoja, aty ku kjo krizë na detyron”, tha Balluku.

Ndër të tjera u shpreh se aksi rrugor Berat-Skrapar është përfshirë në një kontratë mirëmbajtjeje për një periudhë 2-vjeçare me një vlerë  91.9 milionë lekë.

“Duhet pasur parasysh që jemi në sezonin e vjeshtës dhe sasi e reshjeve për energjinë fillon e shtohet. Nga ana e kompanisë kontraktore do fillojë t’i kushtohet kujdes mirëmbajtjes dhe rënies së rrugëve, fenomen që ka ndodhur gjithmonë në këtë aks. Deri në vitin 2022 ka planifikuar që në këtë aks të përfundojë punimet e ndërhyrjes me 5 mijë metër asfaltime, instalimin e mbrojtëseve anësore metalike”, tha Balluku.

Në përfundim, Naço u shpreh se nuk do të reshtë se mbrojturi interesat e qytetarëve që e sollën në pushtet si dhe të tregojë hapur shqetësimet nga bisedat që ka me ta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv