INTERPOL ka shpallur listën me 7 më të kërkuarit, ku mes tyre janë edhe dy shqiptarë.

Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale, dy shqiptarët janë shpallur në kërkim për disa krime në Greqi.

Bëhet fjalë për Ergest Memon 34-vjeçar dhe Taulant Memon 33-vjeç. Interpoli i ka bërë thirrje  qytetarëve për ndihmë për t'i lokalizuar. 

Dy korçarët janë shpallur në kërkim nga shteti grek me akuzën e prerjeve të paligjshme të pyjeve, që kanë shkaktuar një dëm prek 10.000,00 euro. Mbi Taulant Memon, rëndon akuza e dyfishtë për armëmbajtje pa leje.

Interpoli i ka bërë thirrje  qytetarëve për ndihmë për t'i lokalizuar.


Taulant Memo

Ergest Memo