TIRANE- Interpol Tirana, duket se ka gënjyer të ndjerin Dritan Lamaj, kur ky i fundit i është drejtuar me një shkresë konkrete në vitin 2012, duke kërkuar informacion nëse Mark Frroku, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet belge, për shkak të një vrasje të kryer në këtë shtet. Dokumenti i datës 30 Mars 2012 i firmosur nga drejtori i Interpolit Behar Tafa, i kthente Dritan Lamaj një përgjigje negative për dy emrat Mark dhe Arben Frroku, që sipas shkresës së Lamaj, dyshohej se fshiheshin me emra kosovarë Liman Krasniqi dhe Azem Krasniqi. Mirëpo dy vite pas kësaj përgjigje, mediat belge përgënjeshtrojnë versionin zyrtar të Interpol Tiranës, duke treguar se Mark Frroku, sot deputet i Shkodrës dhe kryetar i Partisë Kristian Demokrate e Shqipërisë, rëzulton i dënuar me 10 vite burg në mungesë, për vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti. Lajmi bëhet i ditur nga faqja belge e internetit Nord Eclair.be.
Irronizimi i gazetës
"Në Bruksel i akuzuar, në Shqipëri deputet", ky është titulli irronik i shkrimit të publikuar online, duke theksuar edhe që "i sapozgjedhur në Shqipëri në postin e ligjvënësit, ai rezulton i dënuar në mungesë me 10 vite burg në Belgjikë për vrasje, mbi afera prostitucioni dhe trafiku ilegal emigrantësh. Konkretisht Mark Frroku akuzohet për vrasjen e një bashkëkombasit të tij, Aleksander Kurti, i vrarë në pasditen e 5 marsit 1999. Ai u gjend duke dhënë shpirt pas disa goditjeve me thikë, në rrugën “Fonsny”, në stacionin e trenit Gare du Midi. Sipas Nord Eclair.be, rasti lidhet me botën e prostitucionit, ku veprojnë disa rrjete emigrantesh shqiptarë në Bruksel.
Viktima, Aleksander Kurti me sa duket kishte “shkelur” mbi aktivitetetin e anëtarëve të tjerë, bosë ose anëtarë të rrjeteve të imigracionit klandestin drejt Anglisë. Pas disa denoncimeve anonime, 4 shqiptarë u identifikuan si fajtorë, ndër të cilët Besnik Morina (Mark Frroku) (41 vjeç) dhe Arjan Bytyçi (36 vjeç) u klasifikuan si bashkëpunëtorë sipas mediave belge. Ata u ndaluan nga policia pas shumë kohe, por dolën nga burgu përpara sesa të fiksohej data e gjyqit të Brukselit, në janar të 2010-s. Të katërt u shpallën fajtorë në përfundim të procesit dhe u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie, në mungesë. Meqë qenë lënë të lirë para këtij çasti, ata nuk u paraqitën asnjëherë para togave të zeza.
Ekstradimi i Frrokut
Gjithmone sipas Nord Eclair.be, pas rekursit të Prokurorit të Përgjithshëm, ka pasur një shfuqizim të masës së dënimit të 24 marsit 2010 dhe Frroku dhe Bytyçi duhet të rigjykohen. Rasti është planifikuar të nisë në Gjykatën penale e Nivelles, më 10 shkurt. Por të dy ende mungojnë në Belgjikë dhe jetojnë të lirë në vendin e tyre të origjinës, Shqipëri. Dhe sidomos Mark Frroku, i cili ka filluar që nga një karrierë politike që çoi atë për t’u zgjedhur më 23 qershor si deputet në parlamentin shqiptar.Me gjithë këtë nga autoritetet shqiptare të drejtësisë nuk bëhet e ditur nëse ka patur apo jo kërkesë për ekstradimin e Frrokut, para se ai të përfshihej në politikë.
“Që prej këtij momenti, shtrohet pyetja nëse Frroku gëzon apo jo imunitet parlamentar? Sigurisht jo në Belgjikë, ku teorikisht ai mund t’i nënshtrohet gjykimit, meqë faktet, fajësimi dhe rikthimi i procesit në gjykatë kanë ndodhur para zgjedhjes së tij deputet. Asgjë s’na pengon, na thotë një eksponent i jurisprudencës. Po Shqipëria, do ta ekstradonte gjithsesi njërin prej deputetëve të saj? Asgjë s’është më e sigurt. Gjembi juridiko-diplomatik tashmë është mbjellë, përfundon shkrimi i medias belge.
Shkrimi u publikua sot (11.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com