Intervistë/ Artan Shabani: GKA nuk
ka pushime verore

Intervistë/ Artan Shabani: GKA nuk<br />ka pushime verore
Edhe pse është një stinë e nxehtë GKA ndryshe nga institucionet e tjera kulturore dhe vitet e mëparshme të saj vijon aktivitet duke mos u ndalur asnjë ditë të vetme për pushimet verore.

Në një intervistë për emisionin e mëngjësit "Rreze Dielli", në A1 Report, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Artan Shabani u shpreh se ky institucion kulturor nuk do t`i mbyll dyert për pushimet verore pasi GKA nuk ka pushime. "GKA nuk ka pushime.

Ajo që ne e quajmë turizëm kulturor, bëjnë pjesë dhe institucionet kulturore siç është Galeria Kombëtare e Arteve që nuk duhet të mbyllet pasi mirëpret vizitor", u shpreh Shabani.

gka

Në aktivitet e ngjeshura të Galerisë kombëtare të Arteve sallat e këtij institucioni kulturor që nga realizmi socialist deri tek ekspozitat më të fundit do të vijojnë edhe në muajin gusht me dy ekspozita të rëndësishme.

Sipas drejtorit të Galerisë Artan Shabani në muajin gusht do të ekspozohet një instalacion me kolazhe si dhe do të jetë i ftuar për të prezantuar video- instalacionin e tij një ndër artistët më të mirë shqiptarë, i cili do të vij nga New York, Helidon Gjergji.

Zhvillimet dhe të rejat e institicionit të GKA nëpërmjet intervistës për A1 Report të drejtorit Artan Shabani u shprehën duke shtuar se në vëzhgimet dhe dëshirat e tij për në vazhdim do të jetë dhe një linjë e re e krijuar me profesionistë ku skulptura dhe piktura do të kenë një rëndësi të veçantë. “Kjo do të kërkojë një fond shtesë”, u shpreh gjatë intervistës Shabani.
 
Sallat e Galerisë së Arteve do të rifresktohen në mënyrë që publiku të ketë mundësi që të mos shoh të njëjtat piktura.

Gjithashtu gjatë intervistës drejtori i GKA u shpreh se ashtu siç ishin bashkëpunimet me Kosovën do të vijojnë duke ftuar artistë të tjerë kosovar por edhe duke sjellë në retrospektivë artistë të mëdhenjë në mënyrë që dhe brezi i ri të ketë mundësi t`i njohë dhe të rritet me kulturën e arteve të këtij institucioni kulturor.


Jemi në sallën e realizmit socialist. Keni vendosur që jo më kot ta rizgjoni këtë sallë ekspozimi?

Ideja është që në çdo katër vjet çdo vijë muzeale është mirë të rifreskohet. Kjo do të thotë që publiku, i cili e ka edukat që të jetë prezent në salla kulturore ashtu si dhe në GKA nuk mund të shoh të njëjtën pikturë me të njëjtën biletë. Kështu që në respekt të publikut dhe fondit muzeal me 5000 vepra të mund t`i rifrekojmë ekspozimet. 


Mbi çfarë baze ndodh ky rifreskim mbi bazë pikturash apo emra piktorësh?

Nuk mund të punojmë mbi bazën e një simpatie. Baza ndërtohet sipas periudhave. Ne manifestojmë kohën që jetojmë, shqetësimet sociale dhe kënaqësitë e një individi apo shoqërie. Kemi dhe vitet e kalimit nga periudha para viteve `90 dhe pas `90-tës.

Njeriu ka nevojë të njoh veten në një proçes të ri dhe në një moment të ri. Ose duhet parë nga këndvështrimi tematik ose nga vështrimi historik, por për të bërë një punë serioze duhet një grup njerëzish që janë profesionist.

Këto kanë dhe një kosto në buxhet sepse jo të gjithë mund të punojnë vullnetarisht. Ne do ta ndërtojmë këtë grup dhe këtë linjë të re.

gka

Cilat janë ato pika me të cilat do të vijojë GKA përveç fondit që përmendët. Cili është kalendari dhe projektet e sezonit të ri të institucionit të GKA?

Kur ne flasim për sezonin e pushimeve kjo është një gjë që është jashtë mentalitetit, mundësive, imagjinatës dhe kohës sime. Pushimet i kam të reduktuara. GKA nuk ka pushim.

Ajo që ne e quajmë turizëm kulturor bëjnë pjesë dhe këto institucione siç është Galeria e Arteve që nuk duhet të mbyllet. GKA në këtë moment ka dy ekspozita. E para është ekspozita e Gazmend Lekës që po ndiqet me një intesitet dhe kuriozitet të konsiderueshëm. Kemi dhe ekspozitën e dy artistëve filandezë.

Menjëherë pas këtyre do të kalojmë në muajin gusht ku do të jetë një instalacion me kolazhe. Më pas do të kemi një artist shumë të mirë shqiptar që jeton në New York, Helidon Gjergji, i cili do të prezantohet me një instalacion video. 


Po kalohet edhe në korniza të tjera të artit vizual, përveç pikturave do të ketë dhe instalacione?

Është një gastronomi e gustos vizuale ku mund të jetë një prezantim, një vizatim, video art, pikturë, film por mund të jetë dhe thjeshtë një bisedë.

Kemi një kalendar të përbashkët dhe me Kosovën. Në këtë muaj kemi patur artistin Alban Imami ku erdhën shumë të rinj. Kemi patur edhe artistë të tjerë kosovarë. Kemi prezantuar një projekt me kosovën. Tani kemi rreth 20- 30 skulptura satirë të Uran Hajdarit. Dhe në muajin shtator do të kemi Simon Shirokën.

Më tej do të kemi një retrospektivë të Sadik Kacelit. Çdo gjuhë është interesante në art por nuk duhet të harrojmë bij të kujt jemi. Artistë si Kaceli, Shijaku, Kamberi ne duhet t`i vlerësojmë duke ia prezantuar publikut shqiptar.


Gjithë këto ndryshime si janë pritur nga publiku?

Tek publiku shqiptar kam vënë re që energjia pozitive që GKA në mënyrë jo hermetike hapet është ndjerë tek të rinjtë, tek shkollat sepse janë ata që edukohen me të ardhmen. Në qoftë se sot punohet në respekt të brezave nesër ke një rini më pak agresive sepse rritet bukur me art e kulturë.

Nuk duhet një sforco e madhe sepse kosto për të vizituar ekspozitat është zero lekë. Kultura rrëmbehet, nuk ta fal askush.


Salla e realizmit socialist si është pritur nga publiku?

GKA ka disa salla që prezanton linjën muzeale që është realizmi socialist. Ne kemi pasur realizmin socialist që na takon ta koservojmë, ta publikojmë dhe ta shesim si imazh në botë ashtu siç bota ka periudhat e veta dhe i ekspozon.

Ata që nuk e njohin duhet ta njohim. Edhe publiku shqiptar e vlerëson sepse është një vepër arti dhe janë bërë nga artistët që janë ende gjallë. Janë vepra shumë të mira që prezantojnë një epokë dhe një periudhë që ne e dimë shumë mirë dhe nuk mund të gënjejmë veten apo të tjerët.

Këto janë vepra dhe flasin vetë. Do të ishte mirë për linjën e re që të krijojë një sallë skulpture shqiptare. Ky është një vëzhgim që kam bërë. Edhe për vizatimin shqiptar. Do të kemi dhe skulpturë dhe vizatime. Këto kërkojnë buxhet dhe nuk janë në mundësitë e mia. Dëshira ime është që të krijojë dhe salla të tjera.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë