Trafik kokaine në Itali, GJKKO i komunikon 'arrestin në burg', Kreshnik Farruku: Nuk jam unë ai që pretendoni

Trafik kokaine në Itali, GJKKO i komunikon 'arrestin në burg', Kreshnik Farruku: Nuk jam unë ai që pretendoni

Kreshnik Farruku

GJKKO i komunikon masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Kreshnik Farrukut (Budlla) si dhe Juljan Kollçakut e Maksim Ndocit, të tre anëtarë të një organizate kriminale që akuzohet se furnizonte Italinë me kokainë nga Ekuadori.

“Nuk jam unë ai që pretendoni” tha Farruku në seancën gjyqësore në GJKKO

Por SPAK thotë se nga hetimet e kryera vetë kishte arritur të identifikonte Kreshnik Farrukun, (Kreshnik Budlla) si organizatori i pritjes dhe magazinimin e drogës në Itali dhe më pas shpërndarjen në tregun italian

“Nga veprimtaria hetimore e kryer në Shqipëri, është bërë identifikimi i shtetasit, Kreshnik Budlla anëtar i grupit të strtruktuar kriminal, i paidentifikuar nga autoritetet italiane, i cili merrej me organizimin e pritjes, magazinimin e drogës në Itali dhe më pas shpërndarjen në tregun italian" informoi SPAK. 

 Kreshnik Farruku, i njohur si kreu i  klanit “Farruku” u arrestua të shtunën e 11 nëntorit 2025 në Durrës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pasi SPAK e akuzon si anëtari i një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt porteve detare italiane kryesisht atij të Livornos. Në 6 muaj organizata kishte arritur të trafikonte kokainë në vlerën 5 mln euro

Pjesë e këtij grupi kriminal sipas SPAK ishin dhe Julian Kollçakut e Maksim Ndocit. 

SPAK e lidh Farrukun dhe me dy episode të trafikut të drogës në Itali, njërin në 2021 dhe tjetri në janar 2024. Hetimet ndaj rrjetit kriminal shqiptar u iniciuan nga Prokuroria e Firences në Itali, në vitin 2021.

"Konkretisht, ai është organizatori i furnizimit të lëndës narkotike, e sekuestruar më 27 janar 2021 në Autostradën Guardamiglio (LO), Itali, ku janë arrestuar shtetasit shqiptare;E.K. dhe M.K., të cilëve iu gjet një sasi e lëndës narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale bruto prej 10.522 kg, e paketuar në 9 pako plastmasi të fshehura në një hapësirë të një mjeti, Ford Fiesta. Përveç këtij sekuestrimi, ekzistojnë elementë të shumtë të komunikimeve të të arrestuarit K.B, me pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal, (tashmë të arrestuar në Itali), duke provuar rolin e tij brenda grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, në datë 12.01.2024, është ekzekutuar dhe vendimi për caktimin e masës së sigurimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për shtetasit; Juljan Kollçaku dhe Maksim Ndoci, të arrestuar më parë, pas urdhrit të kërkimit i nxjerrë nga autoritetet gjyqësore italiane, por për të po kryheshin hetime nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal nr.296 të vitit 2021"  thuhet në njoftim.

Më 7 janar 2025 Gjykata e Durrësit i caktoi 'arrest shtëpie' Farrukut por u prangos mbrëmjen e 11 janarit me urdhër të SPAK në bashkëpunim me prokurorinë e Firenzes me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Për riarrestimin e Farrukut në Manzë të Durrësit, ku banonte ku qëndronte “arrest shtëpie” ndërhyri reparti special RENEA.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është

Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është