TIRANE - Përdoruesit e drogës në vendin tonë janë të shumtë. Por, shumë pak prej tyre pranojë të bëjnë publike jetën me të. F.D është 43-vjeçarja e cila rrëfen historinë e jetës së saj dhe si e ka filluar drogën thotë “Më mirë të vdes se sa të marrë drogë serisht”.

Shkatërrimi i një jete dhe i një familjeje. Vuajtje deri në atë masë sa të shikosh vdekjen të të kalojë përpara syve. Netë të tëra të gdhira nëpër rrugë, apo ndërtesa të braktisura. Kjo është historia e F.D., 43 vjeçares që për vite të tëra ka qenë përdoruese e rregullt e heroinës.

Një histori e dhimbshme, e ngjashme me atë të shumë personave të tjerë, të cilët ashtu si ajo kanë shkatërruar jetët e tyre nga varësia ndaj drogërave të ndryshme. Por për F.D. jeta ka ndryshuar që kur shkeli për herë të parë në qendrën Aksion Plus. Prej vitesh ajo kuron pranë kësaj qendre varësinë e saj ndaj heroinës.

Një varësi që pothuajse i mori jetën. “Para se të vija këtu kam qenë buzë varrit. Por tashmë ndjehem e rilindur. As nuk dua të dëgjoj më për heroinën” thotë F.D. Falë ndihmesës së dhënë nga personeli i kësaj qendre, tashmë F.D. është duke bërë një jetë normale, dhe ka mundësinë të shohë sërish vajzën e saj. “Droga më shkatërroi jetën. Më ndau nga familja.

Sikur të mos kisha dëgjuar për qendrën Aksion Plus, tashmë emri im do të ishte shkruar mbi ndonjë pllakë varri” thotë F.D. Aksion Plus, një qendër e themeluar në vitin 1992 dhe mbështetet nga AMSHC dhe UNFPA, ka bërë të mundur rehabilitimin e F.D. si dhe shumë personave që kishin varësi ndaj drogës. Falë punës së kësaj qendre, tashmë F.D. dhe shumë persona të tjerë mund t’i gëzohen një jete të re.

Kur keni filluar të përdoni drogë për herë të parë?
E fillova në moshë të re, që kur isha 22 vjeç, në vitin ’92. Nuk e di çfarë më shtyu, por ne kemi qenë familje e internuar. Në vitet ’80 na kanë çuar në internim në fshatrat e Lushnjës. Në ’85 ne na nxorren nga internimi dhe në vitin ‘86 mua më vdiq babai, pastaj në ’87 më vdiq mami. Pastaj pas disa vitesh vëllezërit më shitën shtëpinë e prindërve dhe mbeta rrugëve.

Duke qenë se nuk kisha ku të rrija shkova te tezja në Peshkopi. Aty qëndrova për disa kohë, por nuk munda të qëndoja për një kohë të gjatë. Erdha sërisht në Tiranë, te ime motër dhe ajo më bleu një dhomë në vitin ’91, pasi qëndrova aty për disa kohë ajo ma mori shtëpinë. Me motrën nuk mund të rrija se ajo ishte e martuar , kishte fëmijë. Kështu që u detyrova të rri rrugëve dhe për shumë vite kam jetuar dhe kam fjetur jashtë. Aty e fillova edhe drogën.

Ju nuk ishit e martuar?
Unë u martova ,por nuk qendrova për shumë kohë e martuar dhe u ndava nga burri. Me të kam edhe një vajzë e cila tashmë ështe e martuar dhe ka fëmijë. Por kur u ndava nga im shoq gocën e çova te shtëpia fëmijës, se unë nuk mund ta mbaja, në atë kohë jetoja vetëm në një dhomë, pastaj mbeta në rruge të madhe.

Si filluat të përdorni drogë?
Kur mbeta pa shtëpi dhe fillova të flija rugëve, pashë disa romë që edhe ata rrinin rrugëve dhe flija me ta, shoqërohesha me ta. Aty pastaj me ta fillova edhe të merrja drogë. I shikoja ata që pasi pinin një gjë fillonin të silleshin ndryshe dhe i zinte gjumi. Një ditë i thashë njërit prej miqve të mij të rugës, më jep edhe mua nga ajo që pini ju. Ai me tha : “ Mos e provo se nuk është për ty”, jo do e provoj, i thashë. Kështu e nisa dhe nuk munda ta lija deri në momentin që erdha te qendra Aksion plus.

Çfarë lloji droge përdornit?
Gjithmonë që në fillim dhe deri tani që jam me mjekime kam pirë heroinë.

A keni arritur ndonjëherë në pikën më kritike për jetën nga përdorimi i drogës?
Kur më sollën këtu në qendër isha në buzë të varrit, por mjekët këtu më shpëtuan.

Si arrinit ta gjenit drogën, kush ju a sillte?
Nuk e di se gjithmonë ju a jepnin djemve, ne qe ishim goca na i sillin ata. Ne asnjëherë nuk shkonim ta merrnim.

Po lekët nga i gjenit për të blerë drogën?
Për të blerë drogën jam detyruar edhe të prostituoj. Kam prostituuar për pesë vjet rresht. Kam parë edhe vdekjen me sy, gjatë kohës që merrja drogë dhe prostituoja, sepse klentet ishin nga me të ndryshimit kishte dhe agresor.

Si e gjetët qendrën Aksion Plus?
Në kohën që jetoja rrugëve, u njoha me dy djem dhe ata përdorues të drogës. Ata të dy ishin vëllezër dhe ata më hoqën nga rruga dhe më morën në shtëpinë e tyre. Ata jetonin me mamanë. Nëna e tyre u bë nënë edhe për mua. Kujdesej për ne. Ajo e mori vesh për këtë qendrën dhe na solli këtu. Kur kam ardhur këtu isha gati e vdekur.

Mjekët më dhanë metadon. Isha shumë e dobët. Kam ardhur këtu që para 10 vitesh, nuk e mbaj mend mirë. Akoma vazhdoj të marr metadon, por jo më heroinë. Në fillim e kam marrë 80 mg, tani e marr 40 mg. Më mirë të vdes se ta marr sërisht drogën. Droga më shkatërroi jetën, më ndahu me vëllezërit, nga 5 vëllezërit e mij vetëm njëri m flet, të tjerët nuk më flasin.

Ju me thatë që kishit një vajzë. A takohenin me të?
Po, vjen gjithmonë më takon, ajo ka edhe një fëmijë. Pasi edhe kur jetojan në rrugë nuk u shkëputa nuk e harrova, nuk e takoja. Por e shkoja nga largë i dija të gjitha për të. Ku e kishte shkollën, kur dilte me shoqe. Ndërsa pasi u kurova fillova kontaktet me të.

Si është jeta juaj tani?
Tani unë vazhdoj të jetoj te gruaja e cila më mori nga rruga dhe më solli këtu. Ajo e cila për mua tashmë është nënë. Jeta ime tani vazhdon normal, kam dhe një punë kam një vajzë kam dhe një nip që me shton jetën çdo ditë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)