Intervista/ Alban Ylli: 2-4 tipe të
virusit shkaktojnë kancerin në mitë

Intervista/ Alban Ylli: 2-4 tipe të<br />virusit shkaktojnë kancerin në mitë
TIRANË -  Vijon nga dje....

Përveçse ka një sërë faktorësh të cilët ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes së kancerit në qafën e mitrës, sot ekzistojnë edhe një sërë mënyrash të depistimit por edhe të mbrojtjes nga HPV, virusi kryesor që shkakton këtë sëmundje. Sipas specialistit të ISHP-së, Alban Ylli nga 80 tipa të virusit HPV, vetëm 2 apo 4 prej tyre janë shkaktare të sëmundjes së rëndë. Ndërkohë nga ana tjetër gjatë intervistës ai sqaron se kur kryhet vaksina për të mbrojtur nga kjo sëmundje.

A ka faktorë të tjerë risku?
Ne dimë shkaktarin e tij. Është e vërtetë që është një nga kancerët sepse janë të paktë kancerët kur ne, në njëfarë mënyre, flasim për shkaktarët ndikojnë për një fraksion të shfaqjes së kancerit në shoqëri. Këtu ne e dimë dhe jo për një mozaik apo një mori faktorësh risku, të cilët mund të që është virusi i papilomës njerëzore, i papilomës humane shkaktari kryesor bazë.

Ka edhe disa faktorë të tjerë risku, por që në thelb kanë të bëjnë thjesht dhe vetëm me qarkullimin e tij, vazivitetin e tij dhe aftësinë e këtij virusi për të shkaktuar kancerin. Dimë edhe në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka kryer studimet e nevojshme për të parë se cilët tipa qarkullojnë, se jo të gjithë tipat e këtij virusi shkaktojnë kancer. Ka shumë tipa, rreth 80 e ca tipa të këtij virusi, të cilët qarkullojnë në popullatën njerëzore.

Një pjesë shumë e vogël e tyre 2-4 janë ata përgjegjësit për shumicën dërrmuese të kancerëve. Pra e dimë edhe këtë fakt. Pra, dimë shumë për shkaktarin dhe në njëfarë mënyre ne mund ta kontrollojmë këtë kancer edhe nëpërmjet masave klasike shumë efektive të parandalimit të sëmundjes në gjenezën e saj, në fillimet e saj.
 
Po për vaksinën e cila aplikohet në disa vende të botës çfarë mund të themi?
Fatmirësisht ekziston një vaksinë për këtë kancer, por fatkeqësisht ende në Shqipëri ajo është e shtrenjtë, është ende jashtë kufijve të propozuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për ta futur masivisht në popullatë, por ekzistojnë të gjitha mundësitë që nëpërmjet programeve të organizuara mirë, nëpërmjet bashkëpunimit, komunikimit publik-privat, gjë që ka ndodhur në Afrikë p.sh., ku ky është një kancer shumë i shpeshtë, ndër kancerët më të shpeshtë, të merrej seriozisht parasysh dhe fillimi i programit të vaksinimit.

Pra, jo të kapjes së hershme tashmë, por të vaksinimit të fëmijëve të shëndetshëm me një vaksinë e cila e parandalon shfaqjen e virusit. Është provuar që në shumicën dërrmuese parandalon shfaqjen e virusit pas 10 apo 20 vjetësh dhe në këtë mënyrë do të kapnim, do të eliminonim rrënjët e problemit. Ama, sërish, këtë e thonë edhe ekspertët më të mirë dhe vetëm ata që kanë interes sepse punojnë në fushën e kapjes së hershme të kancerit, ka dy probleme: e para, efektet e kësaj ndërmarrjeje, e kësaj ndërhyrjeje do të shfaqeshin pas disa dekadash.

Pra, ne ende do të kishim të bënim me dhjetëra e me qindra raste me kancer apo me vdekje nga kanceri i qafës së mitrës në vitet që vijnë. Dhe ne duhet t’u japim një zgjidhje atyre. Kapja e hershme dhe depistimi është zgjidhja për këtë. Së dyti, vaksina është një zgjidhje shumë e mirë, studimet shkencore e dëshmojnë këtë, por jo e plotë.

Nuk jep një mbrojtje 100% të problemit. Kështu që, mesa duket, ne kemi rënë dakord edhe në takimet mes ekspertëve të nivelit më të lartë në Shqipëri, jemi “detyruar” në njëfarë mënyre, jemi “të dënuar” në Shqipëri ta orientojmë ndërhyrjen tonë në dy drejtime: 1. Të bëjmë përpjekje që në kushte afatshkurtra ose afatmesme të fillojmë edhe programet e vaksinimit masiv në popullatë, nëpërmjet një bashkëpunimi, e theksoj edhe një herë, publik-privat për të gjetur koston më të përshtatshme, riskun më të ulët në sistemin shëndetësor, dhe nga ana tjetër, kapjen e hershme, depistimin sa më të organizuar, sa më sistematik sipas disa standardeve, të cilat do të na ofronin koston e efektivitetit më të madh, pra harxhimin më të vogël të burimeve që kemi në dispozicion për përfitimin më të madh, dhe uljen maksimale të riskut që unë e përmenda pak më parë dhe që nuk është i papërfillshëm në Shqipëri sidomos në sistemin shqiptar ku ende ka rol të rëndësishëm sistemi privat, ku ende ka një rol të rëndësishëm sistemi, po themi, i tregut të zi që ekziston brenda sistemit publik dhe në programet e depistimit këto janë thelbësore.

Nëse janë relativisht të pranueshme për të sëmurët, pra një person që është i sëmurë pranon disa risqe për të gjetur zgjidhje për sëmundjen e tij, janë të papranueshme për të shëndetshmit. Dhe për programin e depistimit ne flasim për të shëndetshmit. Pra, ata që i identifikojmë si pozitivë, një fraksion i vogël i grupit, 10%-20% të të gjithë personave të testuar, sërish do të mbeten të shëndetshëm derisa të verifikohen se janë pozitivë në të gjitha hallkat e sistemit, konsultat me specialistët, ekzaminime shtesë etj., dhe një pakicë e vogël e tyre do të zbulohen që janë të sëmurë.

Pra, do të kemi të bëjmë me  një masë personash në sistemin shëndetësor që nuk kanë nevojë shëndetësore reale, përveç faktit që na besojnë në mesazhet tona për të kapur herët një sëmundje. Kështu që në këtë kuadër, nga pikëpamja etike, është shumë e rëndësishme për ne që të japim mesazhin e qartë. Depistimi është i vlefshëm, kapja e hershme është e mirë, e domosdoshme, duhet ta bëjmë atë sipas disa standardeve të caktuara dhe për kancerin e qafës së mitrës ne jemi duke ecur në rrugën e duhur dhe besojmë që, që nga viti i ardhshëm do të fillojmë të flasim edhe për praktika të mira në këtë drejtim.
 
Sigurisht që ky është vetëm një emision. Unë besoj që kemi dhënë mesazhe të qarta, kemi dhënë orientimet e duhura për të mos u keqpërdorur shpeshherë ato momente, në emër të suksesit nga persona abuzivë. Gjithsesi ne do të jemi bashkë për të folur për suksesin e këtyre politikave dhe këtyre tentativave frytdhënëse, sepse vërtet kur flasim për qafën e mitrës kemi në dorë, të themi, për një përqindje më të madhe suksesi. Faleminderit shumë për mendimet tuaja.

Faleminderit edhe një herë për intervistën. Unë besoj që intervista të tilla i shërbejnë publikut nga njëra anë për t’u ndërgjegjësuar që të përdori më shumë sistemin shëndetësor, por nga ana tjetër, siç e dëshmoi edhe kjo intervistë, për të vendosur edhe një marrëdhënie besimi me sistemin shëndetësor, çka është shumë e nevojshme në këtë vend.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës