Intervista/ Arjan Korkaj: Nxjerrin 
shalë e tanga dhe bëhen këngëtare

Intervista/ Arjan Korkaj: Nxjerrin <br />shalë e tanga dhe bëhen këngëtare
“Hëna apo ti”, është balada që rikthen në vëmendjen tonë këngëtarin dhe artistin e muzikës së lehtë Arjan Korkaj. Edhe pse ai tashmë numëron mbi dy dekada që këndon brenda dhe jashtë Shqipërisë në çdo skenë, në këtë rrëfim ai nuk ndalet vetëm tek sukseset që ka prekur në Greqi, kthimin e tij në Shqipëri, por edhe tek fenomeni i kanosjes që po i bëhet krijimtarisë muzikore shqiptare nga pseudo-këngëtarët.

Në këtë intervistë, Arjan Korkaj thotë se, edhe pse hapat e para të këngës i hodhi në Greqi, atdheu i tij i hapi dyert e suksesit. Madje kritik i madh është edhe ndaj shtetit shqiptar, i cili nuk ka bërë të mundur ruajtjen e traditës së muzikës së pastër popullore. “Vazhdoj ta them sërish me të madhe se, muzika tallava po humb karakterin e krijimtarisë sonë muzikore. Unë nuk jam rritur me muzikë ‘Tallava’ apo këngë rrugësh, po humbasim dinjitetin tonë, këtu nuk ka asnjë shkollë për muzikën Popullore, është turpi i botës që në Shqipëri mos të këndohet shqipja e pastër”, thekson Korkaj.
 
 “Hëna apo ti” është klipi i cili sapo është publikuar dhe po pritet shumë mirë. Pse zgjodhët një baladë për t’iu rikthyer tregut muzikor?
Në tregun muzikor kam shumë vite që jam dhe këngët janë mirëpritur çdo herë nga publiku, janë ata që na mbështesin dhe na japin fuqi në jetë. “Kënga nuk vdes kurrë” “Hëna apo ti”, janë dy baladat që të prekin shpirtin dhe të japin të kuptosh që njeriu i do të dyja këto rryma pa masë. Nuk besoj të bëj devijime përsa i përket muzikës që bëj!
 
Ju jeni ‘besnik’ i këngës së pastër popullore. Është kjo pjesa juaj e pandarë në muzikë?
Padiskutim që është pjesa e pandarë e imja, si kënga popullore si balada, me japin jetë dhe energji. Atë që se them dot me fjalë e shpreh me këngë... Muzika popullore nuk del kurrë nga korniza pavarësisht trendeve të reja, aty janë rrënjët, janë thellë në shpirtin e të gjithëve.
 
Sot tregu muzikor është pushtuar nga muzika komerciale, ku nuk këndojnë këngëtarët, por ‘play back’. Si e shikoni këtë fenomen?
Është fakt që, muzika komerciale ka pushtuar tregun, është fatkeqësi pasi po bastardojnë çdo gjë mbi artin. Kanë pushtuar çdo ekran, radio e club, Shqipëria është bërë Bullgari e dytë. Fatkeqësisht në Shqipëri mjafton të kesh shalë dhe të kesh veshur tanga dhe trupi ngjyrë çokollatë dhe kaq mjafton për të bërë muzikë. Me pak fjalë, s’ka më tekst, muzikë dhe emocion...
 
Prej më shumë se dy dekadash keni kënduar dhe keni ngritur karrierën tuaj muzikore në Greqi. Pse zgjodhët të riktheheni sërish në Shqipëri?
E kam thënë dhe po e them përsëri, unë s’jam Grek, por SHQIPTAR, në Greqi gjithë jetën do isha i huaj dhe jo i tyre, nuk i shaj dhe nuk kam arsye pasi aty hëngra bukë kaq vite, por karriera e saktë dhe me rrënjë bëhet në vendin tënd... Ndaj u ktheva në vendin tim se jam e do vdes shqiptar.
 
Kush është momenti më i veçantë gjatë këtyre viteve, pasi të bësh karrierë në një vend të huaj nuk është aspak e lehtë...?
Po ke vokalin e ngrohtë dhe melodioz dhe trajton këngën me limën e duhur, do të ecësh kudo që të jesh e çfarëdo gjuhe të jetë. Mjafton mos ta bastardosh atë gjuhë apo karakterin e asaj kënge, dhe padiskutim karrierën e ke të garantuar.
 
Jeni shprehur se nuk e pëlqeni rrymën e këngës “Tallava”, edhe pse në Shqipëri ka gjetur terren. Ku çalon muzika shqiptare?
Vazhdoj ta them sërish me të madhe se, muzika tallava po humb karakterin e krijimtarisë sonë muzikore. Unë nuk jam rritur me muzikë ‘Tallava’ apo këngë rrugësh, po humbasim dinjitetin tonë, këtu nuk ka asnjë shkollë për muzikën Popullore, është turpi i botës që në Shqipëri mos të këndohet shqipja e pastër.
 
Këngëtaret shqiptare janë bërë pre jo vetëm e muzikës komerciale, por edhe e skenave banale ose nudizmi në klipe. Sipas jush pse rinia shqiptare është e etur për muzikë komerciale?
Fatkeqësisht, tregojnë nivelin që kanë dhe jo traditën e muzikës sonë të vërtetë, ndaj me ironi e përdor shpesh fjalën ‘Sa mirë me qenë shqiptar’.
 
Veç klipeve keni menduar të nxirrni një album tjetër?
Nuk besoj se tani nuk shitet më asgjë dhe kush realizon albume thjeshtë i bëjnë për të treguar se po bëjnë karrierë. Gjithsesi, nëse arrin të sjell këngë dhe klipe të prekësh shpirtin e popullit, ke arritur gjithçka besoj.
 
Cilat janë projektet në vazhdimësi?
I gjithë muaji Gusht do të më gjejë në Vlorë, si për muzikë ‘live’, por edhe për pak aromë deti.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!